• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tavolinën e Vitit të Ri

31/12/2025
Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tavolinën e Vitit të Ri

Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve. Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjellë mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë.

Konsumoni ushqime në formë unaze në vaktin e mëngjesit, për shembull, petullat e ëmbla apo edhe kekun e pjekur në tavën karakteristike në formë rrethore dhe me hapësirë boshe në mes. Ushqimi në këto forma përfaqëson ciklin e plotë të vitit, pra viti i ardhshëm do të jetë i plotë dhe i mbarë në çdo muaj apo stinë.

Mishi i derrit
– Shumë njerëz mendojnë se mishi i derrit është ushqimi që sjell më shumë fat në krahasim me ushqimet e tjera, veçanërisht nëse konsumohet në natën e ndërrimit të viteve. Kjo për arsye se derrat janë të shëndoshë, gjë që simbolizon shëndet dhe begati. Ata gjithashtu kërkojnë ushqim me hundë duke ecur gjithmonë përpara, që përkthehet si progres. Mishin e derrit ju mund ta konsumoni në forma të ndryshme, si proshutë, salsiçe etj shkruan Shendeti.

Përplasni një kokërr shegë në dysheme – Në Greqi, në natën e vitit të ri vendasit plasin një shegë në derën kryesore të shtëpisë, kjo bëhet me qëllim që nga shega të dalin sa më shumë kokrra që të jetë e mundur, sepse kokrrat e saj simbolizojnë begatinë dhe mirëqenien.

Piqni peshk të pa copëtuar
– Peshqit konsiderohen fatsjellës për tri arsye.

1-Luspat e tyre ngjasojnë me qindarkat, pra paratë.

2- Ata qëndrojnë në grupe, çka simbolizon unitet në familje.

3- Ata gjithmonë notojnë përpara, çka simbolizon progres.

Konsumoni makarona të gjata pa i thyer – Kjo është një traditë japoneze, sipas të cilës makaronat e gjata simbolizojnë jetën e gjatë dhe fatin, por vetëm nëse i hani pa i thyer në copa të vogla.

Konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër
, kjo për arsyen e thjeshtë se ato janë të ngjashme me paratë, dhe në disa kultura besohet se konsumimi i tyre sjell mbarësi.

Gatuani thjerrëza
– Gjejeni me çfarë ngjajnë thjerrëzat? PARATË. Po, këto bishtajore të vogla konsiderohen fatsjellëse në Itali dhe Brazil, dhe thuhet se janë konsideruar të tilla edhe nga romakët.

Gatuani një kek
dhe fusni një monedhë në të kur ta piqni – Edhe kjo është një traditë greke e cila kërkon që të gatuhet një kek me shije limoni i quajtur vasilopita, dhe kur të jetë gati për t’u pjekur në të të futet edhe një monedhë. Personi të cilit i qëllon monedha konsiderohet me fat dhe viti i ardhshëm do të jetë i mbarë për të.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al