• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë mbledh Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, rizgjidhet kryetar Krenar Alimehmeti

06/01/2026
Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë mbledh Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, rizgjidhet kryetar Krenar Alimehmeti

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë zhvilloi sot punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore, ku morën pjesë 45 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 77 delegatë.

Në Asamblenë e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë, u shqyrtua jo vetëm raporti i aktivitetit përgjatë vitit 2025, por delegatët miratuan pasqyrat financiare dhe buxhetin e vitit 2026, teksa u njohën me arritjet dhe problematikat e kësaj shoqate përgjatë vitit 2025.

Një nga pikat më të rëndësishme në rendin e ditës ishte zgjedhja e kryetarit të SHRF Tiranë për katërvjeçarin e ardhshëm.

Komisioni i Verifikimit, që është organi përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, deklaroi se komisionit i është paraqitur vetëm një kandidaturë për Kryetar, konkretisht kërkesa për rikandidim nga z. Krenar Alimehmeti, i propozuar nga 11 anëtarë të shoqatës.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, me unanimitet të plotë, vendosi të zgjedhë Kryetar të SHRF Tiranë z. Krenar Alimehmeti me mandat 4 (katër) vjeçar.

Pas rizgjedhjes në krye të SHRF Tiranë, Krenar Alimehmeti i falënderoi anëtarët për besimin e dhënë, duke theksuar se SHRFT do të jetë gjithmonë në mbështetje të zhvillimit të futbollit amator në zonën e Tiranës.

“Ju falënderoj shumë për mbështetjen dhe besimin që më dhatë. Mendoj që kjo tregon se kemi bërë një punë të mirë të gjithë bashkarisht, ju edhe ne. Duke ju falënderuar juve, gjej rastin të falënderoj edhe stafin, i cili ka qenë shumë i përkushtuar gjatë këtyre viteve. Shpresoj që të gjenden disa formula, metoda të reja për rritjen e cilësisë, përveç masivizimit, pra nuk duhet të rrimë në këto nivele, pasi mundësitë janë për më tepër. Ne gjithmonë do të jemi në mbështetjen tuaj dhe bashkëpunimi me ju ka qenë dhe do të forcohet më shumë. Ju falënderoj shumë dhe shpresoj që të bëhet më e mira”, – tha Krenar Alimehmeti.

Në rendin e ditës ishin edhe propozimet për kandidatë për President të FSHF-së dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Anëtarët e shoqatës kanë propozuar si kandidat z. Armand Duka për postin e Presidentit të FSHF-së, që u votua nga të gjithë anëtarët e shoqatës gjatë punimeve të asamblesë. Ndërsa, si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, anëtarët e SHRF Tiranë votuan për z. Lutfi Nuriu.

U zgjodhën edhe delegatët që do të përfaqësojnë SHRFT në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, që janë kryetari i SHRFT, Krenar Alimehmeti, Artan Vangjeli, Gelda Lilo, Arjan Pisha, Oltion Sula dhe Sonila Çekrezi.

Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë iu shtuan edhe dhjetë anëtarë të rinj me të drejta të plota, që janë: Akademia e Futbollit SG Tirana, Holle, Akademia e Futbollit Peza Sport, Pro Talents Tirana, FC Autokton, TR 19 Football Academy, AF Kampionët, Kamza Sport, Dinamo 14 dhe Kamza Juniors.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Superkupa e Spanjës/ Reali mund Atleticon, në finale sfidon Barçën
Sport

Superkupa e Spanjës/ Reali mund Atleticon, në finale sfidon Barçën

08/01/2026
Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo
Sport

Vllaznia i ka idetë e qarta, me merkaton e bllokuar e quan ekipin të plotësuar

08/01/2026
Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo
Sport

Vllaznia i ka idetë e qarta, me merkaton e bllokuar e quan ekipin të plotësuar

08/01/2026
Zyrtarizohet “divorci”, Shkëndija ndan rrugët me lojtarin
Sport

Zyrtarizohet “divorci”, Shkëndija ndan rrugët me lojtarin

08/01/2026
Pas vdekjes së vëllait të tij, lojtari i njohur lë futbollin e luajtur
Sport

Pas vdekjes së vëllait të tij, lojtari i njohur lë futbollin e luajtur

08/01/2026
Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet
Sport

Partizani i cunguar në repartin ofensiv, sulmuesi rikthehet te “demat”! Për të luajtur duhet të presë

08/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë ka ndodhur mes tyre? “A të kam mungu”, Kushtrimi pyet Xhenetën

Çfarë ka ndodhur mes tyre? “A të kam mungu”, Kushtrimi pyet Xhenetën

09/01/2026
Miley Cyrus flet hapur për rikthimin në aktrim: Jam gati për një rol të ri

Miley Cyrus flet hapur për rikthimin në aktrim: Jam gati për një rol të ri

08/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al