• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elbasani-Flamurtari, test i dyfishtë në “Elbasan Arena”

06/01/2026
Elbasani-Flamurtari, test i dyfishtë në “Elbasan Arena”

Verdheblutë e Elbasanit po vijojnë përgatitjet intensive, ndërsa fokusin kryesor e kanë te sfida e ardhshme ndaj Flamurtarit, e cila do të jetë një test i dyfishtë për skuadrën.dsggTë shtunën e 10 janarit, Elbasani do të përballet me vlonjatët në ndeshje teke për Kupën e Shqipërisë dhe pas disa ditësh, të dyja ekipet do të takohen sërish për të vazhduar betejën në kampionat. Kjo dopio sfidë i jep trajnerit dhe lojtarëve mundësi të tregojnë veten, por gjithashtu kërkon përqendrim të lartë dhe menaxhim të energjisë, pasi rezultati i parë mund të ndikojë psikologjikisht në ndeshjen e dytë. Pavarësisht disa mungesave për shkak të lëndimeve, atmosfera në grup është e qetë dhe pozitive, me verdheblutë që janë të motivuar të shfrytëzojnë avantazhin e fushës së vet për të nisur vitin me fitore.

NISJA E VITIT – Elbasani ka treguar se janari dhe fillimi i vitit nuk janë thjesht data në kalendar, por momenti ku vendoset tonusi i sezonit dhe morali i skuadrës. Për tre vitet e fundit, verdheblutë kanë ditur si të nisin vitin me qetësi, vendosmëri dhe rezultate pozitive, duke krijuar një traditë që tani është pjesë e identitetit të klubit. Në 2023, në Kategorinë e Dytë, nisja e vitit ishte spektakolare: një fitore 4-1 ndaj Shkumbinit, që tregoi menjëherë urinë për sukses dhe përqendrimin e plotë të skuadrës. Fitoret e para ishin më shumë se statistika; ato dërguan një mesazh të qartë rivalëve: Elbasani nuk nis vitin për të marrë pjesë, por për të dominuar. Viti 2024 e gjeti Elbasanin në Kategorinë e Parë. Fitore 2-1 ndaj Korabit, një duel i fortë në terren, tregoi se skuadra ishte e përgatitur për nivel më të lartë dhe nuk u tremb nga presioni i kategorisë më të lartë. Më pas, viti 2025 shënoi debutimin e Elbasanit në Kategorinë Superiore. Edhe në elitën e futbollit shqiptar, verdheblutë nuk zhgënjyen: fitore 3-1 ndaj Teutës në ndeshjen e parë të vitit, duke lënë të kuptohej se skuadra kishte mentalitet fitues dhe ishte gati për sfidat më të forta. Madje, vjet me durrsakët i mundën edhe në kupë, pasi ashtu si ndaj vlonjatëve tani, kishin nj dopiosfidë që e mbyllën me sukses.

FLAMURTARI – Tani sfida është me Flamurtarin, një rival i vjetër i elbasanasve që nga Kategoria e Parë. Ndeshja e parë për Kupë luhet në “Elbasan Arena”, një avantazh që Elbasani do të përpiqet ta shfrytëzojë maksimalisht. Çdo detaj, nga finalizimi i shanseve tek mbrojtja e shpejtë në kundërsulm, është vendimtar për të marrë një rezultat pozitiv. Pak ditë më pas, verdheblutë do të përballen sërish me Flamurtarin për kampionat dhe sërish në shtëpi. Kjo është një dopio sfidë në kuptimin e plotë: rezultati i Kupës mund të japë moral ose presion për ndeshjen e kampionatit. Trajneri e ka të qartë këtë dhe ka planifikuar stërvitje që kombinon intensitetin fizik dhe taktikat specifike për secilën ndeshje. Për Elbasanin, këto dy përballje janë më shumë se dy ndeshje. Është provë e mentalitetit fitues, e përgatitjes dhe ambicies, dhe mundësi për të treguar se verdheblutë janë gati të përballojnë çdo rival dhe të vazhdojnë traditën e fitoreve të para të vitit. Tifozët e presin me padurim këtë dopio sfidë, ndërsa Elbasani synon të nisë vitin me energji dhe rezultate pozitive, duke vendosur një standard të qartë për sezonin që vijon.4


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Superkupa e Spanjës/ Reali mund Atleticon, në finale sfidon Barçën
Sport

Superkupa e Spanjës/ Reali mund Atleticon, në finale sfidon Barçën

08/01/2026
Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo
Sport

Vllaznia i ka idetë e qarta, me merkaton e bllokuar e quan ekipin të plotësuar

08/01/2026
Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo
Sport

Vllaznia i ka idetë e qarta, me merkaton e bllokuar e quan ekipin të plotësuar

08/01/2026
Zyrtarizohet “divorci”, Shkëndija ndan rrugët me lojtarin
Sport

Zyrtarizohet “divorci”, Shkëndija ndan rrugët me lojtarin

08/01/2026
Pas vdekjes së vëllait të tij, lojtari i njohur lë futbollin e luajtur
Sport

Pas vdekjes së vëllait të tij, lojtari i njohur lë futbollin e luajtur

08/01/2026
Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet
Sport

Partizani i cunguar në repartin ofensiv, sulmuesi rikthehet te “demat”! Për të luajtur duhet të presë

08/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë ka ndodhur mes tyre? “A të kam mungu”, Kushtrimi pyet Xhenetën

Çfarë ka ndodhur mes tyre? “A të kam mungu”, Kushtrimi pyet Xhenetën

09/01/2026
Miley Cyrus flet hapur për rikthimin në aktrim: Jam gati për një rol të ri

Miley Cyrus flet hapur për rikthimin në aktrim: Jam gati për një rol të ri

08/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al