• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Formula 1 drejt sezonit të ri, Red Bulli dhe Versttapen hapin të parët kartat

13/01/2026
Formula 1 drejt sezonit të ri, Red Bulli dhe Versttapen hapin të parët kartat

Ka kaluar vetëm një muaj që nga momenti kur ndryshimi i madh mbërriti në Formula 1. Lando Norris e çoi MekLarenin e tij në vijën e finishit në Yas Marina si i treti në Çmimin e Madh të fundit të vitit 2025, duke u shpallur kampion bote dhe duke i dhënë fund dominimit të Maks Vershtapenit.

Me katër tituj botërorë dhe një rikthim heroik që ishte shumë pranë suksesit, Vershtapen luftoi deri në fund. Norris sundoi, por shampanja mezi është tharë…, ndërsa Formula 1 tashmë i ka sytë nga viti 2026. Çuditërisht, edhe këtë herë gjithçka nis sërish nga holandezi dhe skuadra e tij. Ata janë të parët. Red Bull dhe ekipi i tij satelit, Racing Bulls, do të jenë të parët që do të zbulojnë konceptin për sezonin 2026. Është e vërtetë që Audi ishte e para që doli në pistë në Barcelonë, por nga ajo njëvendëshe teorikisht e ndryshme nga ajo që do të garojë realisht në sezon, nuk mund të nxirren përfundime të qarta.

Vëmendja do të përqendrohet te skuadra me bazë në Milton Keynes, edhe pse gjatë parasezonit dhe deri në garën hapëse në Australi gjithmonë ka ndryshime. Sidomos duke pasur parasysh se ata tashmë kanë konfirmuar se makina do të prezantohet me dekorimin zyrtar. Fillimisht, makinat do të marrin formë në Panairin Ndërkombëtar të Automobilëve të Amerikës së Veriut, i njohur gjerësisht si Panairi i Detroitit. Ford, markë e lidhur ngushtë me ADN-në e zonës, ka një rol kyç dhe partneriteti i saj me Red Bullin e çon pikërisht aty këtë prezantim.

FORD DHE RED BULL

Për Red Bullin, makina e re përfaqëson një sfidë totale. Ata e shfrytëzuan në maksimum rregulloren e vitit 2025, në sezonin e fundit të saj, dhe Maks Vershtapen ishte pranë shndërrimit të kësaj përpjekjeje në një titull botëror të papritur. Në vitin 2026, gjithçka do të nisë nga zero në fabrikën e tyre, me Fordin si aleatin kryesor, veçanërisht në pjesën më të rëndësishme të paketës së re rregullatore: motorin. Objektivi është i qartë, të jenë konkurrues që në fillim dhe t’i japin Vershtapenit, figurës qendrore të projektit, një makinë të aftë që nga dita e parë e sezonit 2026. “Besojmë se jemi në një pozicion të mirë falë gjithë punës së bërë në fabrikë, por do ta dimë me siguri vetëm kur ta shohim makinën në pistë”, deklaroi Mark Rushbrook, drejtori i garave i Fordit.

“Ky nuk është vetëm një hap drejt së ardhmes, por një shprehje e asaj që ndodh kur bashkohen inxhinieria e nivelit botëror, inovacioni dhe pasioni. Jemi jashtëzakonisht të emocionuar për të nisur këtë kapitull të ri, të udhëhequr nga përsosmëria dhe vendosmëria që përcaktojnë Fordin dhe Red Bullin”, u shpreh Laurent Mekies, drejtuesi kryesor i ekipit. Eventi i prezantimit është planifikuar për orët e para të mëngjesit të 16 janarit, në orën 04:00. Për shkak të orarit amerikan, eventi do të transmetohet në kanalin zyrtar të Red Bull.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Liverpool përmbys Galatasaray në Champions, argëtohet Bayern, humbje e ëmbël për Atleticon
Sport

VIDEO/ Liverpool përmbys Galatasaray në Champions, argëtohet Bayern, humbje e ëmbël për Atleticon

18/03/2026
VIDEO/ Liverpool udhëheq ndaj Galatasaray në Champions, asnjë problem për Bayern
Sport

VIDEO/ Liverpool udhëheq ndaj Galatasaray në Champions, asnjë problem për Bayern

18/03/2026
TENIS/ Carlos Alcaraz mban premtimin, realizon tatuazh një… kangur
Sport

TENIS/ Carlos Alcaraz mban premtimin, realizon tatuazh një… kangur

18/03/2026
VIDEO/ Muçi pëson goditje, frikë dëmtimi për sulmuesin kuqezi
Sport

VIDEO/ Muçi pëson goditje, frikë dëmtimi për sulmuesin kuqezi

18/03/2026
Europa League/ Braga shkon në çerekfinale, përmbys Ferencvaros
Sport

Europa League/ Braga shkon në çerekfinale, përmbys Ferencvaros

18/03/2026
Drita e Ballkani nuk lejojnë befasi, Gjilani triumfon në ‘Zahir Pajaziti’
Sport

Drita e Ballkani nuk lejojnë befasi, Gjilani triumfon në ‘Zahir Pajaziti’

18/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Demi Lovato anulon koncertet për arsye shëndetësore

Demi Lovato: Më parë hyja në dyqanin ushqimor dhe qaja

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al