• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Show i Rabiot dhe një super Maignan, Milan triumfon ndaj Como-s, Allegri: Nuk ishte përgjigje ndaj Inter, objektiv mbetet Champions (VIDEO)

16/01/2026
Show i Rabiot dhe një super Maignan, Milan triumfon ndaj Como-s, Allegri: Nuk ishte përgjigje ndaj Inter, objektiv mbetet Champions (VIDEO)

Një super Rabiot dhe “muri” Mike Maignan i dhurojnë Milan një 3-pikësh të artë në transfertë përballë Como-s, një fitore e madhe që mban “djallin” në garë për titull, nuk lejon Inter të arratiset duke ngushtuar diferencën në vetëm 3 pikë me rivalin e përjetshëm.

Ekipi i Allegrit triumfoi 3-1 me përmbysje, në një kohë kur ishin vendasit që kaluar të parët në avantazh që në minutën e 10-të. Stafetën më pas e mori Mike Maignan, me portierin francez që mbajti Milan në lojë me të paktën tre raste flagrante vetëm gjatë pjesës së parë, një paraqitje fantastike e kapitenit duke vërtetuar edhe një herë rëndësinë jetike të tij, jo më kot Igli Tare po bën gjithçka për t’i rrëmbyer firmën për rinovimin e kontratës. Me Maignan që bëri pjesën e tij, Milan u rikthye në lojë në minutën e 45-të ku Rabiot fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Nkunku u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1.

Me fillimin e pjesës së dytë, Maignan vuri në jetë një tjetër mrekulli, ku në minutën e 50-të devijoi një goditje të Nico Paz. Me Como-n që hasi në një “mur” të vërtetë, si rrallë herë, Milan u tregua perfekt në fazën ofensive ku në minutën e 55-të, Leao dhuroi një asist për Rabiot, me francezin që me një goditje të saktë brenda në zonë realizoi golin e dytë për “djallin”. Como tentoi në çdo formë të rikthehej në lojë, por ishin dhe të pafat. Për të hipotekuar këtë fitore të Milan mendoi sërish Rabiot, me francezin që lëshoi një predhë në distancë duke realizuar golin e tretë për kuqezinjtë dhe të dytin personal duke kompletuar në këtë mënyrë mbrëmjen e tij të madhe. Falë këtij suksesi, Milan përforcon pozitat në vendin e dytë, në kuotën e 43 pikëve, 3 më shumë se Napoli dhe -3 në raport me Inter.

Max Allegri shijon këtë fitore, por sërish nuk preferon të flas për titull, nuk e sheh këtë sukses si një përgjigje ndaj Inter:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Jo, kjo nuk ishte një përgjigje ndaj askujt. Ne kemi rrugëtimin tonë. Të rikthehemi në Champions sezonin e ardhshëm do të ishte e rëndësishme për Milan, mendojmë vetëm për këtë objektiv”, u shpreh Allegri. “Djalli është. Milan i përgjigjet Inter, rikthehet diferenca në -3”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.

Related Posts

Kabayel ndal ëndrrën e Nelson Hysës për titullin WBC, boksieri shqiptar humbet në Duseldorf
Sport

Kabayel ndal ëndrrën e Nelson Hysës për titullin WBC, boksieri shqiptar humbet në Duseldorf

28/11/2026
Barazimi ndaj Lillestrom, Dede: U treguam naivë, por jam krenar për ekipin
Sport

Egnatia gati për Elbasanin, Dede: Kemi motivimin e duhur për fitoren

28/11/2026
Jam e lumtur, tani skitë alpine po bëhen të famshme në Shqipëri falë meje – Balkanweb.com – News24
Sport

Lara Colturi në “Top 10” në Killington, tjetër rezultat pozitiv në Kupën e Botës

28/11/2026
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 12-të, Pogradeci merr kreun e renditjes
Sport

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 12-të, Pogradeci merr kreun e renditjes

28/11/2026
Barazim pa gola, Vllaznia nuk ia del ndaj Laçit
Sport

Barazim pa gola, Vllaznia nuk ia del ndaj Laçit

28/11/2026
VIDEO/ United në krizë të thellë, Brentford i jep leksione falas në shtëpi
Sport

VIDEO/ United në krizë të thellë, Brentford i jep leksione falas në shtëpi

28/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kabayel ndal ëndrrën e Nelson Hysës për titullin WBC, boksieri shqiptar humbet në Duseldorf

Kabayel ndal ëndrrën e Nelson Hysës për titullin WBC, boksieri shqiptar humbet në Duseldorf

28/11/2026
Barazimi ndaj Lillestrom, Dede: U treguam naivë, por jam krenar për ekipin

Egnatia gati për Elbasanin, Dede: Kemi motivimin e duhur për fitoren

28/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al