• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndeshja ndaj Teutës, Kërnaja: Partizani im gati, japim maksimumin

18/01/2026
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja dha opinionin e tij para takimit me Teutën.

“Çfarë po e mundon Kërnajën? Ndoshta mund të kenë qenë tensionet e ndeshjes, nuk po na mundon asgjë. Gjatë një ndeshje, kur ke dominuar dhe ke pasur shumë raste për të shënuar gol, ndoshta nuk e kupton as vetë si mund të rrëshkasë një ndeshje e tillë pa dalë me 3 pikë. Thjesht ka qenë tension i lojës, asgjë tjetër.

Si janë lojtarët psikologjikisht? Po besoj se po, çunat janë profesionistë, po bëjnë maksimumin në stërvitje. Grupi është i shëndetshëm. Po mundohemi të rregullojmë gabimet që bëmë në ndeshjen e fundit, të shfrytëzojmë rastet tona para portës. Të gjithë bashkë, po mundohemi me kokën ulur dhe për të vazhduar përpara.

A rrezikoni ju? Kjo është një pyetje që nuk është shumë e duhura në këto momente. Nuk është problem. Ne jemi projekt afatgjatë i klubit. Unë jam pjestar i klubit, vendimet i merr klubi. Ne bëjmë maksimumin. Trajneri gjithmonë është në presion, ne mësohemi, është një pozicion që asnjëherë nuk ka qetësi. Dhe në ekipet e mëdha të botës, trajnerët dhe pasi fitojnë Champions janë larguar. Ne jemi të qetë, nuk kemi asnjë presion të tillë si media aludon. Kemi besimin e plotë te grupi dhe stafi, vazhdojmë për ndeshjen e radhës.

Sa e rëndësishme është ndeshja me Teutën? Çdo ndeshje është e rëndësishme, këto janë disa pyetje që mua nuk më pëlqejnë shumë sepse çdo ndeshje duhet të hyjmë për fitore. Nuk besoj se ka trajner në botë që do të hyjë në një ndeshje dhe nuk do ta fitojë. Qoftë dhe miqësore. Për ne çdo ndeshje e rëndësishme, si Vora është dhe Teuta. Pikët janë, presioni dihet, Partizani emër i madh që duhet të hyjë gjithmonë për fitore. Besoj se jemi normalisht vetëm për fitore.

Të them të drejtën ndeshjen e parë kam qenë si asistent. Ndeshje e mirë e jona, me disa raste para porte që nuk janë shënuar. Në Durrës ka qenë tablo tjetër. Kemi bërë gabime në fillim në pjesën defensive, që u rregulluan në pjesën e dytë dhe dolëm te golat. Janë dy ndeshje të kundërta. Tashmë një ndeshje tjetër, ne dhe Teuta kemi ndryshuar. Do ia lëmë fushës.

Partizani ka të njëjtin grup. Nuk ka të ardhur të ri përveç Qakës. Po presim t’i bashkohet grupit Preka. Problemi ynë gjatë gjithë kohës ka qenë jo stabil në pjesën defensive. Nga një ndeshje në tjetrën jemi munduar të ndryshojmë elemente në repart. Ishte Preka i dëmtuar, ishte Sembene, pastaj u kthye Sembene dhe u dëmtua Preka përsëri, është dëmtuar edhe Marku për afatgjatë. Elemente të rinj nuk është se kemi. Kemi djem, besojmë te ky grup, klubi beson te grupi dhe pse jo.

Mbrojtja? Nuk është se kanë qenë gabime në mbrojtje, kanë qenë individuale te golat e pësuar. Nuk mund të themi që ka luajtur keq mbrojtja me Vorën, përderisa në 90 minuta vetëm një rast kishte Vora, në minutën e 90-të te goli. Nuk mund të themi shumë keq me Dinamon, që Bregu barazoi me gol nga 30 metra. Pastaj golat nuk kanë qenë si rrjedhojë e keqvendosjes ose i gabimeve të lojtarëve, thjesht disa fragmente jo shumë të qartë që besoj do jenë të rregulluar. Vërtetë kemi pësuar gjashtë gola, por besoj do kthehemi aty ku jemi, të stabilizojmë pjesën mbrapa, lojën defensive të gjithë ekipe.

Debutimi i Qakës? Do e shikojmë sot në stërvitje. Varet pastaj nesër si do jetë gjendja e gjithë futbollistëve, jo vetëm e Qakës.

Mungesa e një sulmuesi nga merkato? Nuk është se nuk i kemi elementet aty. Kemi katër sulmues qendre. Skuka, Bintsuka, Diego dhe Toma. Mund të kemi ndonjë nevojë për lojtar anësor, që jemi në bisedime me stafin, drejtorin e ri, presidencën, të gjithë. Jemi në kërkim. Po siç e kam thënë edhe në intervistat e tjera, i besoj këtij grupi dhe ekipi. Dhe çdo gjë bëhet në grup, nuk është çështje emrash. Nëse do vijë ndonjë i ri dhe do na shpëtojë sezonin, kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi të gjithë grup. Nëse na vjen një për cilësi, bujrum. Në të kundërt, sa për numër nuk duam. Nuk është se nuk ka mundësi Partizani për të marrë lojtarë. Thjesht personat që kemi kërkuar, nuk kanë qenë adapt, për mendimin tonë për ekipin tonë.

A ka lojtarë që i keni pikasur? Ne gjithë kohës, jo vetëm tani, ka nevojë për elementë të rinj. Ne kemi qenë duke skautuar, bashkë me skautët e ekipit, bashkë me drejtorin sportiv të ri, duke parë elementë brenda dhe jashtë. Deri tani nuk ka qenë diçka serioze, që mund të bënte diferencë nga lojtarët që kemi. Grupi është, po shkojmë përpara, po luftojmë, po përplasemi, ndoshta nuk kanë dalë golat këto ndeshjet e fundit, por besoj se nesër e mbrapa do vazhdojnë”


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Frika e madhe e Max Verstappen, Red Bull pranon se do të vuajë
Sport

Frika e madhe e Max Verstappen, Red Bull pranon se do të vuajë

18/01/2026
Gvozdenoviçi “diktator”, do punë dhe disiplinë tek Elbasani – Balkanweb.com – News24
Sport

Shifër e pabesueshme golash në 10 ndeshjet e fundit, Muçi i mahnit të gjithë në futbollin turk

18/01/2026
Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë
Sport

Elbasani, “peng” i skuadrave të fundtabelës! Alarm verdheblu, pa kapitenin bie edhe prapavija

18/01/2026
Gvozdenoviçi “diktator”, do punë dhe disiplinë tek Elbasani – Balkanweb.com – News24
Sport

Shifër e pabesueshme golash në 10 ndeshjet e fundit, Muçi i mahnit të gjithë në futbollin turk

18/01/2026
VIDEO/ Tension në tribuna, Egnatia-Elbasani nis me vonesë, “thumbime” në koreografi
Sport

VIDEO/ Tension në tribuna, Egnatia-Elbasani nis me vonesë, “thumbime” në koreografi

18/01/2026
Baroni “fshin” Asllanin, Torino i bën dalje mesfushorit kuqezi
Sport

Torino “i tregon derën” Asllanit, vendimi i fundit

18/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Frika e madhe e Max Verstappen, Red Bull pranon se do të vuajë

Frika e madhe e Max Verstappen, Red Bull pranon se do të vuajë

18/01/2026
Pasi u nominua nga Brikena, flet për herë të parë Mateo

Pasi u nominua nga Brikena, flet për herë të parë Mateo

18/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al