• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elbasani, “peng” i skuadrave të fundtabelës! Alarm verdheblu, pa kapitenin bie edhe prapavija

18/01/2026
Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë

Ekipi i Elbasanit po kalon një moment delikat në kampionat, në një fazë ku çdo hap i gabuar po kushton shtrenjtë në garën për vendin e parë.

Verdheblutë po hasin vështirësi të dukshme për të shkuar te fitorja në ndeshjet e fundit, ndërsa ajo që bie më shumë në sy është fakti se këto ndalesa kanë ardhur pikërisht përballë skuadrave që luftojnë për mbijetesën. Paradoksalisht, ekipet që mbyllin ose ndodhen në fundin e klasifikimit po i kthehen në një “makth” Elbasanit. Statistikat e tre ndeshjeve të fundit janë domethënëse: humbja 3-2 ndaj Bylisit, barazimi 1-1 me Tiranën dhe një tjetër ndalesë po me të njëjtin rezultat ndaj Flamurtarit.

Tre kundërshtarë që luajnë për mbijetesë, por që kanë arritur t’i marrin pikë një skuadre që synon majën. Në vend që këto përballje të shfrytëzoheshin për të konsoliduar pozitat në krye, Elbasani ka humbur terren dhe ka lënë pas vetes pikë të çmuara. Problemi nuk qëndron vetëm te rezultatet, por edhe te mënyra se si po vijnë ato. Në disa momente, skuadra duket se e ka të vështirë të menaxhojë presionin përballë ekipeve që luajnë “me thikë në dhëmbë”, pa asgjë për të humbur. Këto kundërshtarë po tregohen më agresivë, më të vendosur dhe shpesh po e detyrojnë Elbasanin të dalë nga ritmi i zakonshëm i lojës.

MUNGESA E LULAJT – Një tjetër problem i madh që është evidentuar qartë në këto tre ndeshje lidhet me fazën mbrojtëse dhe golat e pësuar. Elbasani ka pësuar plot pesë gola në tre takime, një shifër e lartë për një ekip që është konsideruar si një nga mbrojtjet më të mira të kampionatit dhe që, deri pak javë më parë, kishte pikërisht prapavijën armën e tij më të fortë. Shkaku kryesor duket se lidhet me mungesën e kapitenit Bruno Lulaj. Për arsye dëmtimi, ai nuk ka qenë i pranishëm në këto tre ndeshje dhe mungesa e tij është ndjerë jo vetëm në aspektin taktik, por edhe në atë psikologjik. Pa Lulajn në fushë, mbrojtja ka humbur sigurinë, organizimin dhe qetësinë që e karakterizonte.

Rastësi apo jo, por në këto tre takime pa kapitenin, Elbasani jo vetëm që nuk ka arritur të fitojë, por ka pësuar edhe pesë gola. Përvoja dhe autoriteti i Lulajt në prapavijë duket se janë elementë thelbësorë për balancën e skuadrës. Ai është pika e referimit për shokët e repartit dhe mungesa e tij ka sjellë pasiguri, gabime në pozicionim dhe vështirësi në menaxhimin e momenteve kyçe të ndeshjeve. Situata mbetet ende në pikëpyetje edhe për përballjen e radhës ndaj Egnatias, pasi aktivizimi i Lulajt nuk është i sigurt. Kapiteni vijon të ketë shqetësime në këmbë dhe stafi mjekësor po tregohet i kujdesshëm për të mos rrezikuar një përkeqësim të gjendjes së tij. Megjithatë, rikthimi i tij shihet si vendimtar për të rikthyer stabilitetin dhe besimin në skuadër.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Bayern pa mëshirë ndaj Atalantës, shkëlqen Atletico, Barça shmang humbjen në Champions
Sport

VIDEO/ Bayern pa mëshirë ndaj Atalantës, shkëlqen Atletico, Barça shmang humbjen në Champions

11/03/2026
VIDEO/ Bayern “sundon” në Itali, Atletico “shpërthen” në Champions
Sport

VIDEO/ Bayern “sundon” në Itali, Atletico “shpërthen” në Champions

10/03/2026
VIDEO/ Natë e madhe në Stamboll, Galatasaray “i tregon dhëmbët” Liverpoolit në Champions
Sport

VIDEO/ Natë e madhe në Stamboll, Galatasaray “i tregon dhëmbët” Liverpoolit në Champions

10/03/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat
Sport

Bilanc pozitiv/ 21 pikë nga 27 të mundshme, Vllaznia ndër më të mirat e momentit

10/03/2026
Gjimshiti bie në Dortmund, por Atalanta nuk dorëzohet, Palladino beson: E përmbysim
Sport

Atalanta-Bayern në Champions, trajneri befason Gjimshitin

10/03/2026
“Nuk më frikëson as Dinamo dhe as ndonjë ekip tjetër”, Sinani e sheh Vllazninë gati edhe për Kupën: Kemi kontingjent lojtarësh për të dy trofetë
Sport

“Nuk më frikëson as Dinamo dhe as ndonjë ekip tjetër”, Sinani e sheh Vllazninë gati edhe për Kupën: Kemi kontingjent lojtarësh për të dy trofetë

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

11/03/2026
“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al