• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ilir Daja do sulmues te Dinamo, gjashtë e nisin si titullarë ndaj Vllaznisë

19/01/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

Dinamo do të përballet me Vllazninë ditën e sotme në kuadër të javës së 20-të të Superiores. Skuadra e Dajës do të tentojë të rikthehet te fitorja pas barazimit të fundit në Durrës, që në fakt nuk ka lënë një shije shumë të mirë në kampin blu, pasi ende nuk është shijuar fitorja e parë ndaj tyre këtë sezon. Ndërkohë, ndaj Vllaznisë është momenti më i mirë për t’u rikthyer te fitorja, duke parë edhe barazimin mes Egnatias dhe Elbasanit, që lejon fituesin që të afrohet me 2 pikë të tjerë nga kreu, duke i dhënë një rëndësi më të madhe ndeshjes.

Ndërkohë, te Dinamo veç fitores ndaj Vllaznisë, presin edhe dhuratat e premtuara në merkato, ku Daja ka insistuar gjithmonë për të pasur një sulmues me eksperiencë duke qenë se këtë sezon, Dinamo duket se po e vuan prezencën e një golashënuesi. Shitja e Zabërgjës dhe Itodos, e ka lënë bosh sulmin me Guindon që nuk po arrin të kthehet në protagonist dhe punën më të madhe, po e bën padyshim Dejvi Bregu.

6 SULMUESIT TITULLARË

Por, në fakt duket e çuditshme kërkesa e Dajës për të pasur një sulmues në skuadër, duke qenë se Dinamo është një nga skuadrat që ka numrin më të madh të sulmuesve në ekip, teksa është aktualisht edhe ekipi me sulmin më të mirë. Vetëm në ndeshjen ndaj Vllaznisë, pritet që të jenë në fushë plot 6 sulmuesë, të cilët do të jenë të shpërndarë në të gjitha repartet, duke nisur që nga mbrojtja, në mesfushë dhe në sulm. Nani që deri më tani ka qenë një sulmues krahu i padiskutueshëm, po zëvendëson Maliqin si mbrojtës i djathtë dhe diçka të tillë e bëri në sfidën me Teutën. Ndërkohë, Lorenco Vila që luan si sulmues krahu, së bashku me Qardakun po mbajnë mesin e fushës, ashtu si edhe treshja e sulmit. Sikur të mos mjaftonin 6 titullarët që mund të zbresin në fushë nga reparti ofensiv, Dinamo ka në stol edhe 3 sulmues të tjerë. Hekuran Berisha ka arritur të shënojë 3 gola me fanellën e Dinamos, por ende nuk e ka fituar besimin e Ilir Dajës, ashtu si edhe dy sulmuesit e tjerë, Florenc Farruku dhe Brajt Xhejms, me këtë të fundit që në disa ndeshje ka marrë minuta me blutë, por pa arritur të shënojë e të kthehet në protagonist.

MBROJTJA- Në një kohë kur Daja kërkon me patjetër ndërhyrje në sulm, në fakt është mbrojtja reparti më problematik për momentin. Kështu, në ndeshjet e fundit ka pasur shumë improvizime dhe titullarë që janë mbrojtës, janë Neziri dhe Teikseira, duke qenë se Dita ka pozicion natyral mesfushën ndërsa Nani siç edhe dihet, luan si sulmues krahu dhe mbrojtja mund të jetë dëshira e tij e fundit për të luajtur në fushë. Ditët e fundit të merkatos, pritet të jenë intensive në kampin blu pasi në sulm do të ketë afrime, ashtu siç mund të ketë edhe në mbrojtje apo edhe në mesfushë megjithatë, ende asgjë nuk është konkrete.

Related Posts

Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i Play Off, Dinamo-s i duhet një mrekulli për të shkuar në Fazën e Ligës, mëson kundërshtarin edhe Egnatia
Sport

Liga e Konferencës/ Hidhet shorti i Play Off, Dinamo-s i duhet një mrekulli për të shkuar në Fazën e Ligës, mëson kundërshtarin edhe Egnatia

03/08/2026

Europa League/ Hidhet shorti për fazën e Play-Off, Egnatia mëson kundërshtarin e mundshëm
Sport

Europa League/ Hidhet shorti për fazën e Play-Off, Egnatia mëson kundërshtarin e mundshëm

03/08/2026
Në pritje të zyrtarizimit, por tifozët pro serbë të Spartak Moskës kundër transferimit të Mirlind Daku-t: Jashtë n… shqiptare

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari

04/08/2026
Kryebashkiaku i Libohovës: Karrigen ma ka besuar populli me votë, atij i detyrohem të mbroj interesat

Kryebashkiaku i Libohovës: Karrigen ma ka besuar populli me votë, atij i detyrohem të mbroj interesat

03/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al