Lara Colturi synon që të lërë gjurmë në Kupën e Botës. Skiatorja shqiptarja po stërvitet në Val di Fassa, përpara fazës më të rëndësishme të sezonit.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Rai, Colturi nuk hezitoi të tregonte për objektivat.
“Do të përpiqem ta shikoj si një garë si të tjerat duke shmangur presionin. Do të përpiqem të skijoj ashtu si në stërvitje dhe ta shijoj.
Do të jem si në garën e slalomit dhe atë të slalomit gjigant dhe do t’i shikoj si gara të Kupës së Botës, pasi do të jenë të njëjtat kundërshtare”. Të martën në Kronplatz, mbahet një nga etapat e fundit para Lojërave Olimpike.








