Nuk ka pushim për Superioren. Elita e futbollit shqiptar do të kthehet këtë fundjavë ku tri ndeshje do të nisin në orën 13:30 pa dritat e prozhektorëve dhe dy të tjera në orën 16:30.
Sfidat e para janë rezervuar për të shtunën e 24 janarit. Bylisi do masë forcat me Egnatian që kërkon të kthehet te fitorja. Në të njëjtën kohë do të jetë edhe Tirana me Flamurtarin duke matur forcat te stadiumi “Selman Stërmasi”.
E shtuna do të mbyllet me supersfidën Vllaznia – Partizani. Më pas për të dielën ka ndryshim stadiumi, siç dihet pas marrëveshjes së arritur më parë. Kështu Teuta – Vora do të luhet te stadiumi i Vorës prej orës 13:30.
Java do të mbyllet me kryendeshjen Elbasani – Dinamo. Dy ekipe të zonës “Final Four”, ndërsa dinamovitët duan të mos lejojnë shkëputjen më tej të rivalëve.
Java 21
24 janar(e shtunë)
Bylis – Egnatia, ora 13:30
Tirana – Flamurtari, ora 13:30
Vllaznia – Partizani, ora 16:30
25 janar(e diel)
Teuta – Vora, ora 13:30 (Stadiumi i Vorës)
Elbasani – Dinamo, ora 16:30
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







