• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Blake Lively shpërthen: U detyrova të dal lakuriq në skenën e lindjes, ishte poshtërim

20/01/2026
Blake Lively shpërthen: U detyrova të dal lakuriq në skenën e lindjes, ishte poshtërim

Blake Lively, pretendon se Justin Baldoni e ka ushtruar presion që të shfaqet në filmin It Ends With Us lakuriq. Kjo është skena në të cilën heroina që ajo luan lind vajzën që ka me personazhin e luajtur nga aktori 41-vjeçar.

Siç thotë Lively, të qenit në shesh xhirimi me “organet gjenitale mezi të mbuluara” ishte “dhunuese dhe poshtëruese” për të.

Pjesë nga dëshmia e Lively në betejën e saj ligjore me Baldonin u zbuluan të martën, më 20 janar, dhe përfshijnë një numër detajesh, duke përfshirë reagimin e saj ndaj skenës së lindjes dhe foto nga sheshxhirimi që e tregojnë atë me këmbët hapur. Në dëshminë e saj, ajo thotë se ditën e xhirimit të skenës së lindjes, Baldoni dhe producenti i filmit, Jamie Heath, këmbëngulën që ajo të performonte nudo.

Baldoni, thotë ajo, i tha se gruaja e tij ia grisi rrobat ndërsa po lindte fëmijët e tyre.

Lively thotë se i tha atij se në katër herët që lindi fëmijët e saj, nuk kishte qenë kurrë lakuriq dhe se kishte kërkuar që personazhi i saj të vishte një rrobë spitali, pasi skena zhvillohej në një spital.

Sipas saj, Baldoni vazhdoi ta ushtronte presion që të shfaqej nudo. Lively thotë gjithashtu se u ndje “e detyruar të bënte kompromis dhe në fund pranoi të ishte lakuriq nga gjoksi poshtë, gjë që nuk ishte diskutuar ose rënë dakord më parë”.

Aktorja pretendon se skena e lindjes zgjati disa orë për t’u filmuar, duke e përshkruar atë si: “Në disa momente gjatë xhirimit, isha shtrirë me shpinë në një shtrat spitali, me këmbët e zhveshura të hapura në mbështetëse, ndërsa personeli jo-thelbësor kalonte pranë meje”.

E vetmja gjë që e mbulonte, përveç një “rrobë spitali të vendosur strategjikisht”, ishte “një copë e vogël, e hollë dhe e sheshtë pëlhure e zezë për të mbuluar organet e mia gjenitale”.

Lively thotë gjithashtu se produksioni e filmoi skenën nga kënde të shumta, duke përfshirë xhirime anësore dhe ballore, dhe pohon se “më është dashur të kërkoj të më japin një batanije për privatësi midis xhirimeve, gjë që nuk ishte gjithmonë e mundur”.

Në të njëjtën ditë të xhirimeve, Lively thotë se mësoi se aktori që luante rolin e mjekut obstetër-gjinekolog ishte një mik i Baldonit dhe se “ato vendoseshin vazhdimisht midis këmbëve të mia, shumë afër organeve të mia gjenitale mezi të mbuluara”.

Related Posts

Jennifer Lopez: Brett Goldstein, puthësi më i mirë në ekran
Paparazzi

Jennifer Lopez: Brett Goldstein, puthësi më i mirë në ekran

20/04/2026
Sandra Bullock hap Instagram dhe thyen rekord ndjekësish në pak ditë
Paparazzi

Sandra Bullock hap Instagram dhe thyen rekord ndjekësish në pak ditë

19/04/2026
Kunata e Selinit habit me deklaratën për çmimin, çfarë tha Greta?
Paparazzi

Kunata e Selinit habit me deklaratën për çmimin, çfarë tha Greta?

19/04/2026
LeBron dhe Bronny, të parët në histori që luajnë së bashku në play-off
Paparazzi

LeBron dhe Bronny, të parët në histori që luajnë së bashku në play-off

19/04/2026
Charlize Theron “godet” Timothée Chalamet për komentet mbi baletin: Mezi pres ta takoj!
Paparazzi

Charlize Theron “godet” Timothée Chalamet për komentet mbi baletin: Mezi pres ta takoj!

19/04/2026
Bashkëshortja e Mirit flet për Selin: Ajo që më ka lodhur…
Paparazzi

Bashkëshortja e Mirit flet për Selin: Ajo që më ka lodhur…

19/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Po “shkëlqen” me Newcastle, Bayern Munich “hedh sytë” nga Anthony Gordon

Po “shkëlqen” me Newcastle, Bayern Munich “hedh sytë” nga Anthony Gordon

21/04/2026
“ Zbutet” Barça, Lewandowski mund të qëndrojë, por vetëm me një kusht

“ Zbutet” Barça, Lewandowski mund të qëndrojë, por vetëm me një kusht

21/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al