• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“AUSTRALIAN OPEN”/ Alkaraz si Borg, 100 ndeshje Grand Slam me shifra legjendare

25/01/2026
“AUSTRALIAN OPEN”/ Alkaraz si Borg, 100 ndeshje Grand Slam me shifra legjendare

Karlos Alkaraz, vetëm 22 vjeç, vazhdon një karrierë fantastike duke thyer rekorde. Numri një i botës u kualifikua të premte për raundin e katërt të “Australian Open”, pasi mposhti Korentin Mutet me rezultatin 6-2, 6-4, 6-1.alkarazFrancezi ofroi spektaklin dhe rezistencën e pritshme: madje guxoi të shërbente nga poshtë dhe përmbysi një disavantazh 0-3 në setin e dytë. Megjithatë, ajo që ka rëndësi është rezultati final dhe “Carlitos” avancon me hap të sigurt dhe pa humbur asnjë set në Melburn.

Numri 1 i botës arrin kështu shifrën e 100 ndeshjeve të luajtura në Grand Slam, me të njëjtin bilanc që kishte dikur Bjorn Borg: 87 fitore dhe 13 humbje. Alkaraz lë pas shifrat e legjendave të tjera të tenisit në këtë moment simbolik. Xhon MekEnro dhe Rafael Nadal kishin nga 86 fitore, ndërsa Roxher Federer kishte 80 fitore në 100 ndeshjet e para, ndërkohë Novak Xhokoviç një më pak. Hera e fundit që Alkaraz u dorëzua në një skenë të madhe ishte finalja e Uimbëlldonit kundër Janik Sinerit. Ky duel mund të përsëritet më 1 shkurt në “Rod Laver Arena”, një përballje që e dëshirojnë të gjithë, përfshirë edhe organizatorët: Dy më të mirët ballë për ballë për të ndarë titullin e nëntë radhazi të “Grand Slam”-it.

Por përpara ka ende rrugë për të bërë. Pengesa e radhës për murcianin është Tomi Pol (nr. 19), i cili përfitoi nga tërheqja e Alejandro Davidoviç (14) për shkak të problemeve në këmbë. Alkaraz dhe amerikani janë përballur shtatë herë, me spanjollin që kryeson serinë 5-2. Sfida do të luhet në mesnatën mes të shtunës dhe të dielës, në orën 01:00.

KUNDËR MËNGJARASHËVE Alkaraz përshtatet shkëlqyeshëm me pothuajse çdo lloj kundërshtari, përfshirë edhe lojtarët mëngjarashë. Nga 49 përballje të tilla, ai ka fituar 38, 14 prej tyre në turnetë më prestigjiozë. Pas tërheqjes së bashkatdhetarit të tij Rafael Nadal, nuk ka mëngjarash që ta ndalë. Korentin Mutet e bëri shpesh të qeshë favoritit kryesor të turneut me talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe pikët spektakolare. “Show!”, i bërtiste Alkaraz nga stoli gjatë ndërrimit të fushave, pasi ishte bërë viktimë e disa goditjeve të pabesueshme për rezultatin 4-1 në setin e tretë. Ashtu si edhe në edicionin e vitit 2024, Alkaraz mbetet i vetmi spanjoll në raundin e katërt të “Australian Open”. “Jam lodhur duke shkuar në rrjetë pas goditjeve të tij të shkurtra (50 herë). Në këtë aspekt ai më mundi, sepse i thashë ekipit tim që nuk do të vrapoja më”, shpjegoi Alkaraz pas ndeshjes.

Related Posts

Katastrofë e Italisë, Bosnje-Hercegovina e lë jashtë Botërorit
Sport

Katastrofë e Italisë, Bosnje-Hercegovina e lë jashtë Botërorit

01/04/2026
“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe
Sport

“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe

01/04/2026
Nis numërimi mbrapsht, ja fanellat me të cilat “Dardanët” do të zbresin sonte në fushë
Sport

Nis numërimi mbrapsht, ja fanellat me të cilat “Dardanët” do të zbresin sonte në fushë

31/03/2026
Disfata e Kosovës, analiza e Josës: Turqit ishin më të vendosur, dardanët ekip me të ardhme
Sport

Disfata e Kosovës, analiza e Josës: Turqit ishin më të vendosur, dardanët ekip me të ardhme

31/03/2026
VIDEO/ Zemra nuk mjafton, Kosova humbet ndaj Turqisë, për Botërorin të provojmë sërish
Sport

VIDEO/ Zemra nuk mjafton, Kosova humbet ndaj Turqisë, për Botërorin të provojmë sërish

31/03/2026
Sport

LIVE Kosovë-Turqi/ Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”, mysafirët gjejnë golin (VIDEO)

31/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Khloe Kardashian për Lamar Odom: Ndjeva një përgjegjësi të madhe për të mbuluar varësinë e tij

Khloe Kardashian për Lamar Odom: Ndjeva një përgjegjësi të madhe për të mbuluar varësinë e tij

01/04/2026

“Më ftoi”/ G Bani nxjerr “zbuluar” Loredana Bratin: Të ftova unë te ditëlindja e Jozit

01/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al