• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani për mbijetesë, 3 pikë në 5 ndeshje

27/01/2026
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

Partizani vijon të vuajë vazhdimësinë në këtë sezon, një problem që nisi të shfaqej në fundin e vitit të kaluar dhe po vazhdon edhe në 2026-ën.Në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit mes fundit të vitit 2025 dhe 2026, të kuqtë kanë koleksionuar katër humbje dhe një fitore, duke marrë vetëm tre pikë, ndërsa në mes është edhe një triumf në Kupën e Shqipërisë ndaj Burrelit, ku kryeqytetasit siguruan kualifikimin në çerekfinale të këtij kompeticioni. Për t’iu rikthyer kampionatit, që është edhe kompeticioni kryesor i sezonit, me tre pikë në pesë ndeshjet e fundit, Partizani, së bashku me Teutën regjistron edhe rendimentin më të dobët ndër ekipet pjesëmarrëse të Superiores teksa edhe Bylis ka bërë më mire duke marrë katër pikë.

Si pasojë e këtyre ulje-ngritjeve, të kuqtë nuk po munden të ngjiten në klasifikim dhe po vërtiten mes vendit të pestë dhe të gjashtë, duke qëndruar në atë që konsiderohet mesi i artë i tabelës së klasifikimit, shtatë pikë larg vendit të katërt dhe po shtatë pikë larg vendit të tetë, që do të thotë zona e “playout”. Por, mesi i tabelës nuk mund të konsiderohet i artë për Partizanin dhe historinë e klubit, i cili kërkon dhe të shtyn për më shumë duke qenë i mësuar me triumfe dhe trofe. Megjithatë, ky sezon ishte i komprometuar që në start, me nisjen e dobët të kampionatit dhe më pas me ndryshimin e trajnerit dhe drejtorit sportiv.

Tekniku Oltijon Kërnaja provoi dhe, përgjatë fazës së dytë sidomos, ia doli të ndryshonte fytyrën e ekipit, duke rikthyer besimin se skuadra mund të arrinte zonën e “Final Four”. Megjithatë, fati i keq në lidhje me dëmtimet e disa prej futbollistëve kryesorë bëri që ekipi të humbiste shumë terren me kreun. Arafat Doumbia, Marcelino Preka, Albers Keko, Xhuljano Skuka, Albion Marku, Mateo Çipi dhe së fundmi edhe kapiteni David Atanaskoski. Te Partizani, trajneri Kërnaja e ka pasur thuajse të pamundur të hedhë në fushë të njëjtët emra dhe të ndërtojë një manovër të ekuilibruar përgjatë 90 minutave.

Në pesë ndeshjet e fundit, ku janë koleksionuar katër humbje, skuadra gjithnjë ka pasur mungesa, shumë prej të cilave kanë ardhur në mbrojtje. Ndeshja e fundit me Vllazninë solli edhe problematikat më të mëdha, teksa lista e mungesave ishte shumë e gjatë, pasi përveç problemeve fizike u shtuan edhe virozat. Adnard Mehmeti dhe Kamer Qaka patën probleme para sfidës dhe nuk mund të zbrisnin në fushë, duke ndryshuar në këtë formë planet e trajnerit Kërnaja. Gjithsesi, tashmë, ashtu si edhe në ndeshjet e kaluara, në pritje të përforcimeve të mundshme nga merkato (deri më tani janë afruar Seku Sidibe dhe Kamer Qaka), fokusi shkon te lojtarët e rinj, të cilët duhet të marrin më tepër përgjegjësi dhe të tregojnë vlerat e tyre për të nxjerrë skuadrën nga vështirësia momentale.

Pikënisje, edhe pse ndeshja u humb, mund të jetë ajo pjesë e dytë në “Loro Boriçi” në Shkodër, ku lojtarët treguan shumë autoritet dhe arritën të vendosnin në vështirësi Vllazninë. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Elbasanit, një rival tepër i vështirë, por fakti që luhet në “Arenën e Demave” dhe mbështetja e tifozerisë së tyre mund të jetë një faktor plus për kryeqytetasit, të cilët duhet të marrin masat për të siguruar një tjetër trepikësh frymëmarrjeje, si ai ndaj Teutës.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Bylisi nis stërvitjen, ja ku përforcohet skuadra ballshiote
Sport

Goditje dyshe në merkato, Dinamo “rrëmben” titullarët e skuadrës së Superiores

27/01/2026
Ferrari i shkatërruar, yjet e Tottenham pësojnë aksident
Sport

Ferrari i shkatërruar, yjet e Tottenham pësojnë aksident

27/01/2026
Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë
Sport

Diallo barazon Tsaguen, “luftë” për fronin e golit te Elbasani

27/01/2026
Superiorja kthehet në “fidanishte”, shkëlqejnë debutuesit te Kombëtarja
Sport

Kombëtarja pa fat, humbet sërish mbrojtjen. Klubet “përjashtojnë” kuqezinjtë

27/01/2026
Chivu “fiton” Inter, ndaj Milan rikthehet “Thula”, por ka dilema në mbrojtje
Sport

Pragndeshja me Dortmund, Chivu: Japim shpirtin në Champions, ekipi i motivuar

27/01/2026
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani për mbijetesë, 3 pikë në 5 ndeshje

27/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bylisi nis stërvitjen, ja ku përforcohet skuadra ballshiote

Goditje dyshe në merkato, Dinamo “rrëmben” titullarët e skuadrës së Superiores

27/01/2026
Hapet zarfi i dytë i zi, Keijsi largohet nga shtëpia për thyerje të rregullave

Hapet zarfi i dytë i zi, Keijsi largohet nga shtëpia për thyerje të rregullave

27/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al