• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndeshje epike në “Australian Open 2026”, Alkaraz e Djokovic janë në finale

31/01/2026
Ndeshje epike në “Australian Open 2026”, Alkaraz e Djokovic janë në finale

“Australian Open” ka dhuruar të premten dy gjysmëfinale nga më epiket në historinë e këtij kompeticioni, duke përcaktuar edhe finalen e madhe të së dielës, aty ku Karlos Alkaraz dhe Novak Xhokoviç do të matin forcat për trofeun e parë Grand Slam të sezonit. Rreth dhjetë orë për dy ndeshje të jashtëzakonshme, me Alkarazin që elimonoi Zverevin, ndërsa Xhokoviç bëri për lot italianët, duke shkurorëzuar Janik Sinerin, fitues I dy edicionevce të fundit në Grand Slamin e Melburnit.

Novak Xhokoviç reagon menjëherë sa herë që i përmendet se është pas Karlos Alkarazit dhe Janik Sinerit. “Rivalët e mi të mëdhenj kanë qenë Roxher Federer dhe Rafael Nadal. Unë nuk kam qenë gjithmonë ndjekësi”, përgjigjet ai, duke iu referuar epërsisë së tij në shifra ndaj dy tenistëve të tjerë të “Big Three”. Xhokoviç ka rikonfirmuar dje statusin e tij si lojtari më i madh i historisë, pasi theu rezistencën e Janik Sinerit me rezultatin 3-2 (3-6, 6-3, 4- 6, 6-4 dhe 6-4), pas 4 orësh e 9 minutash lojë. Një ndeshje spektakolare, ku 38-vjecari serb, i ndodhur dy herë në disavantazh setesh, arriti të përmbyste, falë një paraqitjeje fenomenale. Prania e tij në finalen e 38-të të një turneu Grand Slam, pas eliminimit të kampionit në fuqi italian, meriton një statujë në fushat e “Melbourne Park” dhe në çdo tempull të tenisit botëror. Diferenca prej 14 vitesh me Sinerin dhe 16 me Alkarazin është një barrë e rëndë për tenistët e zakonshëm, por jo për Novakun.

Një tjetër përallje maratonë dhe emocione të forta ishte gjysmëfinalja e parë e ditës së djeshme në Melburn. Spanjolli, numri 1 i botës, fitoi me rezultatin 3-2 (6-4, 7- 6, 6-7, 6-7, 7-5), në një ndeshje me tre sete të vendosura me “tie break” dhe që zgjati plot 5 orë e gjysmë. Alkaraz kaloi në avantazh të dyfishtë setesh, megjithatë tenisti gjerman reagoi fuqishëm, duke vendosur baraspeshën, me spanjollin që pati edhe probleme muskolure në setin e tretë, ndërsa koha për futjen e mjekëve e tërboi jo pak Zverevin. Më tej në setin e pestë, Alkaraz gjeti forcat dhe arriti të kalojë me sukses këtë pengesë të vështirë. Tashmë, të dielën në orën 09:30 do të jetë radha e finales së madhe Alkaraz-Xhokoviç, me tenistin serb që do të kërkojë titullin e 25-të Grand Slam dhe të 11-in në Melburn, ndërsa Karlos synon suksesin e parë në “Australian Open” dhe triumfin e shtatë të karrierës në turnetë madhorë.

I VETMI ME BILANCIN NDAJ KARLOSIT

Veterani nga Beogradi është i vetmi lojtar i “Top 10” që ka bilanc pozitiv ndaj “Carlitos”. Xhokoviç regjistron 5 fitore, kundrejt 4 sukseseve të Alkarazit në përballjet direkte. “E pashë pas ndeshjes dhe më kërkoi ndjesë që vonoi nisjen e gjysmëfinales së dytë. Unë jam njeri në moshë dhe më duhet të shkoj të fle herët”, u shpreh Xhokovic me humor pas triumfit kundër Sinerit.

Related Posts

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit
Sport

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

07/04/2026
Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë
Sport

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë

07/04/2026
Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon
Sport

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

07/04/2026
Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol
Sport

Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol

07/04/2026
NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”
Sport

NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”

07/04/2026
Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi
Sport

Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

07/04/2026
E talentuar, elegante dhe e admiruar në mbarë botën, sa vjeçe bëhet sot Zendaya?

Fundi i “Euphoria”? Flet për herë të parë Zendaya

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al