Yamal mbetet një nga diamantët e Barcelonës, me 18-vjeçarin që po shkëlqen me katalanasit. Së fundmi, atij iu dorëzua Trofeu Mundo Deportivo, në përvjetorin e 120-të të gazetës spanjolle Mundo Deportivo.
“Shpresoj të qëndroj këtu gjithë jetën time te Barcelona, aty ku kënaqem çdo ditë, te klubi më i mirë dhe në qytetin më të mirë në botë.”
Yamal dha mendimin e tij për ndeshjen e ardhshme të Kupës së Mbretit ndaj Albacetes:
“Nesër është një ditë shumë e rëndësishme. Po luftojmë për gjysmëfinalen e Kupës, i cili është një trofe që duhet ta fitojmë.”









