• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas zhgënjimit me Tiranën, Egnatia kërkon hakmarrje ndaj Flamurtarit

04/02/2026
Kampionët e Egnatias, drejt Europës me identitetin e tyre të lojës

Egnatia po përpiqet të lërë pas humbjen me Tiranën dhe ecurinë jo të mirë që ka shfaqur që nga fillimi i vitit 2026, ku skuadra ende nuk ka shijuar fitoren.

Edhe pse situata nuk është optimale, kampionët e Rrogozhinës mbeten ende në vendin e dytë të renditjes, vetëm tre pikë larg Vllaznisë kryesuese, dhe me një distancë të sigurt nga ekipet që kërcënojnë për një vend në “Final 4”. Për këtë arsye, në kampin rrogozhinas po përpiqen të shohin përpara dhe të lënë pas problemet e ndeshjes së fundit, ku pati pretendime për vendimet e gjyqtarit gjatë sfidës me Tiranën. Qëndrimi është i qartë: fokusi i plotë është rikthimi te rezultatet pozitive dhe mbajtja e vendit të lartë në renditje.

FLAMURTARI – Këtë të premte, Egnatia do të përballet me një tjetër sfidë të vështirë, këtë herë ndaj Flamurtarit. Ironikisht, pak ditë më parë ata u ndeshën me vendin e fundit, Tiranën, dhe tashmë e gjejnë veten përsëri përballë një ekipi të fundit në renditje. Pas përvojës së hidhur me bardheblutë të dielën e kaluar, në Rrogozhinë nuk duan të mbështeten më vetëm te renditja, por kërkojnë një fitore që t’i rigjallërojë: Flamurtari, nga ana tjetër, ka treguar se mund të bëjë surpriza të pakëndshme në shtëpi, duke marrë rezultate pozitive edhe ndaj ekipeve më të forta. Madje, ka qenë vetë Egnatia që e ka provuar në kurriz, kur u mund fazën e dytë në Rrogozhinë. Për këtë arsye, mobilizimi në kampin e drejtuar nga Edlir Tetova është maksimal: një hap fals mund të rëndonte edhe më shumë pozitat e Egnatias në tabelë.

SKUADRA – Për këtë ndeshje, pritet që trajneri Tetova të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të përfitojë edhe nga afrimet e fundit gjatë merkatos. Sulmuesi Alfonso De Oliveira Rodriguez, i cili në ndeshjen me Tiranën qëndroi në stol, mund të marrë minuta të rëndësishme për të shfrytëzuar aftësitë e tij në sulm. Edhe Daniel Adjesa, i ardhur më parë, ka filluar të marrë minuta dhe ka shënuar gol, duke i dhënë Tetovës më shumë mundësi taktike për të surprizuar kundërshtarin. Nga ana tjetër, portieri Levan Tandilashvili do të duhet të presë për debutim, pasi Mario Dajsinani ka siguruar tashmë vendin në portë. Megjithatë, prania e tij në stolin e Egnatias i siguron trajnerit një alternativë të vlefshme në rast nevoje. Në këtë situatë, sfida ndaj Flamurtarit nuk është vetëm një test i forcës së skuadrës, por edhe një mundësi për Egnatian që të rikthejë moralin dhe të tregojë se është ende një pretendent serioz për vendet e larta.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani
Sport

Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani

11/04/2026
Ndryshim kursi, Bastoni “driblon” Barçën, i premton besnikëri Inter
Sport

Ndryshim kursi, Bastoni “driblon” Barçën, i premton besnikëri Inter

11/04/2026
Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit
Sport

Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

10/04/2026
Neymar dëshiron Botërorin, sulmues i gatshëm të transferohet në MLS
Sport

Neymar dëshiron Botërorin, sulmues i gatshëm të transferohet në MLS

10/04/2026
Futbolli polak në zi! Ndërron jetë ndihmëstrajneri i ekipit kombëtar
Sport

Futbolli polak në zi! Ndërron jetë ndihmëstrajneri i ekipit kombëtar

10/04/2026
Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë
Sport

Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë

10/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani

Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al