• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vendimi për Ballukun, reagon Rama: Budallallëk botëror, Gjykata Kushtetuese nuk gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë

08/02/2026
Vendimi për Ballukun, reagon Rama: Budallallëk botëror, Gjykata Kushtetuese nuk gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas kryeministrit, Gjykata Kushtetuese nuk e gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë me këtë vendim të dhënë nga GJKKO. Ai tha se Shqipëria u bë për herë të dytë, në pak muaj, shembulli i parë i një budallallëku botëror.

Sipas shefit të qeverisë, as Prokurori që ka kërkuar masën e pezullimit nga detyra, nuk e akuzon Ballukun për korrupsion.

“Gjykata Kushtetuese nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të Qeverisë së Shqipërisë, me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç është pezullimi i një anëtari qeverie nga një prokuror dhe një gjykatës nga një seancë paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi. Kështu Shqipëria bëhet për herë të dytë në dy muaj shembulli i parë i një budallallëku botëror.

Gjykata Kushtetuese u mbyt në lugën e ujit të turbullt, të atyre që Servantesi në librin e tij të famshëm “Don Kishoti i Mançes” i quan arsyet e mosarsyes. Por fakti është që mosvendimmarrja e GJK-së e kthen në fuqi pezullimin e ministres, për të qenë shumë të qartë, pavarësisht se qartësia është një luks i rrallë që vështirë ta gjesh, nuk akuzohet për korrupsion as nga vetë prokurori që shpiku pezullimin e një anëtari të qeverisë.

Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania”, e drejtësisë së re dhe ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin konkret, mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit nga pushteti gjyqësor. Kështu që ne do ta vazhdojmë këtë betejë ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku, fatkeqësisht, na mban akoma sot pafuqia e GJK-së për të marrë një vendim shumë të thjeshtë, se mjafton të marrësh shembull të gjitha vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, por një vendim po aq të drejtë dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht, me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje, vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë mendim në kokë”.- tha Rama.

Related Posts

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç
Kryesore

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

20/08/2026
Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit
Kryesore

Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

20/08/2026
Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës
Kryesore

Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës

19/08/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
I riu shqiptar arrestohet në Mykonos, vajza italiane e denoncoi për përdh*nim
Kryesore

I riu shqiptar arrestohet në Mykonos, vajza italiane e denoncoi për përdh*nim

19/08/2026
Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë
Kryesore

Projeksioni i frikshëm i OKB, Shqipëria do të katandiset me 1.1 milionë banorë

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

20/08/2026
Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

20/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al