Nisja e prime-it të kësaj të marte solli menjëherë tension dhe konfuzion mes banorëve, pasi ata u njoftuan se mes dy çifteve Luizit me Artanin dhe Brikenës me Mirin këta të fundit do të shkonin në televotim. Lajmi u prit me reagime të forta në shtëpi, duke ndezur diskutime dhe strategji të menjëhershme mes banorëve, të cilët besuan se një tjetër përballje me publikun ishte e pashmangshme.
Megjithatë, ajo që dukej si një televotim i zakonshëm rezultoi të ishte një lojë e menduar nga produksioni. Banorët nuk ishin në dijeni se njoftimi ishte në fakt një “prank”, ndërsa e vërteta ishte krejt tjetër: loja e Luizit përfundonte pikërisht këtë të martë, pavarësisht skenarit të paraqitur në prime.
Zbulimi i kësaj loje prapa kuintave ndryshoi tërësisht dinamikën e mbrëmjes, duke krijuar një moment surprize jo vetëm për banorët, por edhe për publikun që ndiqte zhvillimet. Reagimet në shtëpi u shoqëruan me habi dhe emocione, teksa banorët përpiqeshin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur realisht.
Ndërkohë, një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte përmbushja e një premtimi nga Artani. Duke qenë se ai kishte fituar një bast të vendosur më herët, ai u fut live në pishinë gjatë prime-it një skenë që shtoi dozën e spektaklit dhe humorit në mbrëmje.









