Bayern kualifikohet për në gjysmëfinale të DFB Pokal, pas fitores 2-0 ndaj Leipzig. Ekipi i Ole Ëerner shënoi i pari me Baumgartner, por goli u anulua për offside. Në pjesën e dytë, bavarezët zhbllokuan shifrat me Kane, ndërsa Diaz “vulosi” kualifikimin.
Bayern synon që t’i shkojë deri në fund rrugëtimit në Kupën e Gjermanisë, kompeticion ky që konsiderohet mjaft i rëndësishëm nga trajneri Kompany.








