• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lihet pas humbja në Kupë, te Bylisi mendojnë kampionatin për shpëtimin e sezonit

12/02/2026
Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!

Bylisi ka shkuar nga disfata në disfatë dhe pas humbjes me Partizanin në shtëpi, erdhi edhe ajo me Vllazninë, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, ku kualifikimi duket shumë i vështirë. Ballshiotët nga ajo që u shpreh edhe stafi pas ndeshjes, duket se vëmendjen e kanë te ndeshja e kampionatit me Teutën në Durrës, ndaj edhe forcat e skuadrës janë përqendruar te kjo transfertë.

Mallakastriotët kanë si synim që të bëjnë kthesën, ndonëse do të luajnë në një duel mjaft të vështirë dhe me një skuadër që në shtëpinë e vet shfaqet si “kockë e fortë”. Trajneri Mirel Josa dhe stafi nga dje kanë zbritur në fushën e blertë dhe kanë nisur që të mendojnë për duelin me durrsakët, i cili do të zhvillohet të shtunën. Një pjesë e lojtarëve u lanë pushim për duelin me shkodranët, ndërsa qëllimi është që skuadra të mos zbresë më shumë në tabelën e renditjes, duke ditur edhe ringritjen e Tiranës në këtë pjesë të dytë të garës.

SKUADRA- Pritet që në këtë ndeshje, trajneri Josa, të ketë dhe forca të reja, sicc janë portugezët Kastro e Viera, dy lojtarë me potencial dhe që kanë forcuar dukshëm mesfushën por edhe sulmin e mallakastriotëve. Formacioni pritet që të ndryshojë, ajo që vihet re është konkurrenca tashmë për një vend titullari, në saj të afrimeve të merkatos së janarit, por edhe rikthimit të lojtarëve të dëmtuar dhe pezulluar.

Vazhdon që të mbetet jashtë braziliani Bruno, të cilin tafi teknik është angazhuar që ta përfshijë në skuadër në testet e kontrollit, mirëpo ende nuk është gati braziliani. Ndaj edhe me ndihmën e stafit mjekësor, ai kryen stërvitje individuale kryesisht dhe ushtrime të lehta me pjesën tjetër të skuadrës mallakastriotë. Ballshiotët po shkojnë afro 2 muaj pa një fitore në kampionat dhe të fundit e kanë atë më 20 dhjetor, në fushën e tyre teksa mundën 3-2 skuadrën e Elbasanit.

Më pas, Bylisi ka mundur Laçin po 3-2 në Kupën e Shqipërisë më 10 janar dhe nuk ka marrë më tre pikësh gjatë garës. Ballshiotët do të tentojnë kthesën në kampionat, ndonëse luajnë në transfertë, por këtë sezon kanë treguar se jashtë fushës së tyre luajnë pa presion dhe se dinë të marrin rezultat pozitiv.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey
Sport

VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

12/02/2026
Zbulimi i Kërnajës dëmtohet rëndë dhe mbyll sezonin, Partizani humbet risinë e vitit 2026

Kupa e Kosovës/ Emocione e gola,  3 skuadra të tjera në çerekfinale
Sport

Kupa e Kosovës/ Emocione e gola, 3 skuadra të tjera në çerekfinale

12/02/2026
Nations League/ Trajneri Silvinjo: Është grup i vështirë, por për momentin jemi të fokusuar te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League/ Trajneri Silvinjo: Është grup i vështirë, por për momentin jemi të fokusuar te play-off-i i Botërorit 2026

12/02/2026
Rrëzim brutal, kinezja Jiayu Liu transportohet me slitë emergjence
Sport

Rrëzim brutal, kinezja Jiayu Liu transportohet me slitë emergjence

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

12/02/2026
Azis kopjon “Valle Kosovare” të Shpat Kasapit?

Azis kopjon “Valle Kosovare” të Shpat Kasapit?

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al