• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

14/02/2026
Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

Ruajtja e kostumit tradicional shqiptar mbetet një nga sfidat më të mëdha të trashëgimisë kulturore, në një kohë kur tregu po mbushet gjithnjë e më shumë me imitime që humbasin lidhjen me identitetin krahinor.

Mes artizanëve që përpiqen të ruajnë autenticitetin dhe vlerën e vërtetë të kësaj pasurie është edhe Lizeta, qëndistare në Gjirokastër, e cila prej vitesh punon për të mbajtur gjallë traditën e kostumit popullor.

“Për hir të së vërtetës, më vjen shumë keq që sot ka shumë prodhime që nuk kanë fare lidhje me një kostum popullor. Shpesh, ai që vjen për ta blerë nuk e ka idenë se çfarë po blen dhe çfarë përfaqëson ai produkt. Rëndom, duhet pranuar se në shumicën e rasteve kostumet nuk janë ato që duhet të jenë. Pikërisht për këtë arsye marr konsulta të herëpashershme me Stavri Catin, Afërdita Jonuzin dhe etnografë të tjerë që janë ende të lidhur ngushtë me trashëgiminë kulturore, për të mos dëmtuar këtë pasuri që ne kemi”, shprehet Lizeta Kotroci Hatika.

Jugu i Shqipërisë përfshin disa zona të dallueshme etnografike, secila me tiparet, ngjyrat dhe elementët e saj karakteristikë të veshjes tradicionale.

Çdo zonë ka kostumin e vet, të ndërtuar mbi rregulla të qarta dhe të trashëguara ndër breza, që e bëjnë atë lehtësisht të dallueshëm nga të tjerët. Humbja apo deformimi i këtyre elementëve rrezikon të zbehë jo vetëm identitetin e një kostumi, por edhe vetë pasurinë kulturore të një zone të tërë. Pikërisht për këtë arsye, ruajtja e autenticitetit të kostumeve popullore mbetet një domosdoshmëri, në mënyrë që çdo krahinë të vijojë të flasë përmes veshjes së saj, ashtu siç e ka bërë ndër shekuj.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al