• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Belinda Ballukut ia kam refuzuar 3 herë dorëheqjen

16/02/2026
Rama: Belinda Ballukut ia kam refuzuar 3 herë dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS-së, ku parashtroi projektligjin e ri që parashikon ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilit kryeministri si dhe 6 subjekte të tjera duhet të përjashtohen nga masa e pezullimit nga detyra.

Rama theksoi se jo vetëm gjyqësori është i pavarur, por edhe ekzekutivi dhe legjislativi. Kryeministri vuri në dukje se “ne jemi të pavarur në të drejtën tona për të marrë vendime”, duke shtuar “se s’ka prokuror dhe gjykatës që t’i vërë në diskutim!”

“Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm, pezullimin nga një prokuror dhe një gjykatës për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin, por cenon funksionin.

Nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e ministrit, por pezullohet puna e institucionit. Nuk mjaftoi fakti që s’ekziston asnjë rast i vetëm në Europë ku të jetë pezulluar një anëtar qeverie nga një prokuror dhe gjykatës.

S’mjaftoi fakti që s’ka ndodhur asnjë rast i vetëm të sistemeve dhe vendeve demokratike për t’i dhënë drejtim këtij procesi. Merret një vendim i bazuar në arsye politike dhe në nevojat e brendshme për të mbajtur ekuilibrat politik. Mosvendimi bën që çdonjëra nga ato figura që u përmendën në relacion të jetë vunerabël ndaj pezullimit dhe kufiri ndarës mes pushteteve të jetë si ato gardhet ku hyjnë e dalin qentë e minjtë.

Ne këtë s’mund ta lejojmë. Vendosja e këtij kufiri është shumë e rëndësishme për të përcaktuar një ndarje tjetër që s’ekziston në mendjen e shumëkujt, pse vetëm pushteti gjyqësor është i pavarur?! Jo, Kushtetuta e thotë ndryshe, ka 3 pushtete të pavarura, përveç gjyqësorit, edhe ekzekutivi dhe legjislativi. Ne jemi të pavarur në të drejtën tona për të marrë vendime, janë vendime sovrane dhe s’ka prokuror dhe gjykatës që t’i vërë në diskutim!”, tha Rama.

Rama vuri në dukje se nisma e PS-së nuk ka lidhje me rastin konkret të Belinda Ballukut, ndërkohë që shtoi se Belinda Balluku i ka dhënë 3 herë dorëheqjen.

“Rasti konkret s’lidhet me pezullimin, është në një tjetër proces. Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Njëherë kur iu ngrit akuza, kur iu bë pezullimi i pare dhe herën e tretë kur Gjykata Kushtetuese, nuk mori vendim. Të tre herët jam unë që e kam refuzuar”, tha Rama

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al