• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dinamo në krizë, faza e tretë bëhet makth. “Nëndetësja” rrezikon vendin e 4 në Superiore

17/02/2026
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi

Dinamo po kalon momentin më të vështirë në Superiore jo vetëm për këtë sezon, por ndoshta në dy apo 3 sezonet e fundit.Skuadra e drejtuar nga Daja nuk ka fituar asnjë ndeshje në fazën e tretë, kur janë luajtur plot 6 prej tyre dhe përveç faktit se vendet e para janë shkëputur, tashmë rrezikon seriozisht pozitat e saj në “Final 4”. Të besuarit e Dajës nuk morën më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit në “Elbasan Arena”, me kuqezinjtë që vinin në këtë sfidë si vend i fundit por që arritën të merrnin një pikë që për ta mund ketë vlera të shumta për luftën për mbijetesë.

Veç momentit të keq me pikët, Dinamo ka humbur edhe qetësinë para portës dhe nuk është më ajo skuadër që di të shënojë rregullisht, e madje edhe gola të shumtë pasi deri para vitit të ri, Dinamo ishte skuadra me sulmin më të mirë në Superiore. Nga ana tjetër, as mbrojtja nuk po e jep garancinë e dikurshme, duke qenë tashmë një skuadër që po pëson thuajse në çdo ndeshje të kampionatit.

KLASIFIKIMI- Aktualisht, Dinamo e sheh veten në vendin e katërt në klasifikim, duke qenë plot 12 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Vllaznia. Pikërisht këta të fundit ishin skuadra e parë ndaj së cilës fitoi Dinamo këtë edicion, por dy fitoret e tjera të shkodranëve dhe forma e mirë e tyre, ka krijuar një hendek të madh në klasifikim. Nga ana tjetër, Partizani po kalon një moment shumë të mirë dhe fitorja e fundit në derbi, e ka afruar skuadrën e kuqe me vetëm 3 pikë larg Dinamos. Nëse deri më tani Dinamo kishte presionin e vendeve të para, “nëndetësja” duhet të bëjë edhe llogarinë e vendit të katërt duke qenë se çdo hap i gabuar që mund të hedhë në të ardhmen, mund t’i kushtojë shumë dhe kampionati po shkon drejt fundit e shanset për rikuperim, janë çdo javë e më të pakta.

KALENDARI- Tashmë kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga mbyllja e kësaj faze dhe Dinamon e pret një kalendar shumë i vështirë. Blutë do të përballen këtë javë me kampionët e Egnatias në transfertë, e më pas do të kenë një transfertë tjetër, këtë herë kundër Vorës. Para se të luajnë derbin e kryeqytetit me Partizanin që mund të përcaktojë shumë, blutë do të përballen me Tiranën në Kupën e Shqipërisë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në “Loro Boriçi”
Sport

Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në “Loro Boriçi”

08/10/2026
Shans i madh, Erblin Osmani në stërvitje me Bayern
Sport

Shans i madh, Erblin Osmani në stërvitje me Bayern

08/10/2026
Botërori 2027 për vajza/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë
Sport

Këto vajza meritojnë mbështetjen e të gjithëve ne – Balkanweb.com – News24

08/10/2026
Jo vetëm kreun ATP, Siner jashtë humbet edhe 15 milionë euro – Balkanweb.com – News24
Sport

Jo vetëm kreun ATP, Siner jashtë humbet edhe 15 milionë euro

08/10/2026
UEFA Conference League/ AF Elbasani dhe Dinamo City luajnë të enjten aktin vendimtar të raundit të parë kualifikues
Sport

Elbasani kërkon serinë e fitoreve, Vora pikënisja e verdhebluve – Balkanweb.com – News24

08/10/2026
Aleksander Čeferin pranon kërkesën unanime të 55 federatave evropiane për të kandiduar për një mandat tjetër si President i UEFA-s
Sport

Aleksander Čeferin pranon kërkesën unanime të 55 federatave evropiane për të kandiduar për një mandat tjetër si President i UEFA-s

08/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki

09/10/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!

Leonard Hide kundër shkrirjes së bashkisë: Libohova duhet të ekzistojë

08/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al