Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur sot shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Në prani të kryetarit të Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, administratorit të Superligës dhe Ligës së Parë, Agron Shosholli, si dhe përfaqësuesve të klubeve, janë përcaktuar çiftet që do të garojnë për një vend në gjysmëfinale.
Kjo fazë e garës pritet të sjellë duele mjaft të forta, me skuadra që synojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin kosovar dhe daljen në Evropë përmes suksesit në këtë garë. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 4 dhe 5 mars.
Çiftet e çerekfinales:
Dukagjini – Feronikeli 74
Llapi – Malisheva
Ferizaj – Vushtrria
Ballkani – Gjilani
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








