Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake janë dy futbollistët e Kombëtares, që vendosën ta vazhdojnë karrierën në Rusi. Kartoni i Gripshit u ble dje nga Rubin Kazan, ndërsa Cake prezantohej më parë nga Akhmat Grozni.
Të dy debutuan me Kombëtaren e Shqipërisë në tetorin e vitit 2025, ndërsa ishte një miqësore ndaj Jordanisë. Kështu si lojtarë të përfaqësueses përfunduan në Rusi.
Gripshi spikati me Astanën në Kazakistan. 28-vjeçari regjistroi 25 gola dhe 12 asistime në 53 paraqitje. Po ashtu edhe Cake ishte titullar i padiskutueshëm te Shkëndija e Tetovës, nga ku u largua me kujtimin e 132 ndeshjeve.
Tashmë do të japin kontributin e tyre në kampionatin rus. Rubin Kazan pagoi rreth 500 mijë euro, ndërsa Akhmat Grozni 400 mijë euro. Duhet thënë edhe se Rusia është e dënuar nga FIFA dhe UEFA, kështu klubet e saj nuk marrin pjesë në kompeticionet europiane.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









