• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani refuzon dorëheqjen e “Bobit”, i jep urdhër Starovës të kthehet në stërvitje

18/12/2017
Partizani refuzon dorëheqjen e “Bobit”, i jep urdhër Starovës të kthehet në stërvitje

Partizani po bën “lojë”. Dje në Gjirokastër pësoi një nga disfatat më të turpshme në historinë e klubit, aq sa trajneri Sulejman Starova braktisi ekipin dhe deklaroi dorëheqjen, ndërsa sot dukej se gjithcka ishte e shkuar dhe e kaluar dhe ekipi funksionon sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Madje klubi i dha ultimatum Starovës të kthehej menjëherë në stërvitje, duke mos e pranuar dorëheqjen e tij. Sulejman Starova deklaroi menjëherë dorëheqjen e tij nga drejtimi i klubit të Partizanit, pas humbjes turpëruese 5-0, dje ndaj Luftëtarit në Gjirokastër. Fillimisht u bë e ditur se vendin e tij do ta marrë përkohësisht zv.trajneri Klevis Dalipi, por duket se drejtuesit e klubit të kuq kanë bërë prapakthehu. Ata kanë refuzuar të pranojnë dorëheqjen e Starovës nga ky post, duke e konfirmuar si trajner të Partizanit deri në fund të sezonit. Starova e mori drejtimin e të kuqve pas javës së 9, duke marrë vendin e Mark Iulianos, ndërsa në 6 javë ka regjistruar 2 humbje, 3 fitore dhe një barazim, duke grumbulluar 10 pikë në total. Dështimi i djeshëm ishte vërtetë një befasi, për më tepër që të kuqtë vinin pas 4 takimesh pa humbje dhe po përgatiten për një fushatë të ‘nxehtë’ merkatoje në muajin janar.

Qëndrimi i Partizanit

Klubi informon se Sulejman Starova do të vijoj detyrën në drejtimin e skuadrës. Presidenti Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit Starova dhënë në përfundim të takimit ndaj Luftëtarit, duke rikonfirmuar sot teknikun në krye të ekipit. Një vendim i cili vjen në një moment , ku të gjithë në skuadër duhet të marrin secili përsipër përgjegjësitë për atë paraqitje aspak dinjitoze që ekipi dhuroi në Gjirokastër. Të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik ju është kërkuar të tregojnë në fushën e lojës vlerat morale dhe sportive për të mbrojtur me dinjitet ngjyrat e uniformës së nderuar të Partizanit. Nga dita e martë trajneri Starova do të nis përgatitjet me ekipin për takimin e fundit të vitit 2017 ndaj Vllaznisë, në program në 22 dhjetor.

Related Posts

FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A
Sport

FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A

27/05/2026
FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A
Sport

FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A

27/05/2026
Nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, por Real Madrid nuk ka rival në aspektin ekonomik, 1.2 miliard të ardhura
Sport

Nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, por Real Madrid nuk ka rival në aspektin ekonomik, 1.2 miliard të ardhura

27/05/2026
Botërori 2027 për vajza/ Sfidat vendimtare ndaj Çekisë & Malit të Zi, trajneri Grima grumbullon 23 lojtare

Milan, Iraola i përzgjedhur prej një muaj. Rangnick për Drejtor Sportiv
Sport

Milan, Iraola i përzgjedhur prej një muaj. Rangnick për Drejtor Sportiv

27/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A

FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A

27/05/2026
Rosie O’Donnell pranon facelift-in: “Kushtoi më shumë se makina ime”

Rosie O’Donnell pranon facelift-in: “Kushtoi më shumë se makina ime”

27/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al