• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë, koha për reformim që drejtësia t’i shërbejë qytetarëve (VIDEO)

21/02/2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë, koha për reformim që drejtësia t’i shërbejë qytetarëve (VIDEO)

Një nga kontribuesit e reformës në drejtësi, Dr. Klodian Rado tha në programin Ilva Tare Talks, se paraburgimi në Shqipëri është kthyer nga përjashtim në normë, në kundërshtim me standardet evropiane dhe parimin e proporcionalitetit.

“Në vendet e Bashkimit Evropian kjo shifër zakonisht nuk i kalon 10%, ndërsa në modele funksionale synohet 2–3%. Arresti me burg nuk është mjeti i parë, është mjeti i fundit dhe duhet përdorur vetëm kur nuk ka alternativë tjetër,” nënvizoi Rado.

Sipas tij, përdorimi i shpeshtë i paraburgimit lidhet edhe me frikën institucionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga perceptimi publik por edhe me kulturën e shqiptarëve që duan ndëshkim.

“Shqiptarët e shohin burgun si domosdoshmëri dhe për çdo vepër penale që dëgjojnë, thonë në burg të shkojnë. Prokurori kërkon arrest në burg, gjyqtari e lë arrestin në burg, sepse kështu shmanget zhurma publike.”

Rado tha ndërkohë se në hetimet për krim të organizuar dhe korrupsion në nivele të larta, paraburgimi përdoret edhe si instrument parandalues, por theksoi se ky interpretim nuk duhet të shtrihet automatikisht për çdo rast.Në të njëjtën kohë, ai kritikoi mungesën e standardit për pezullimin nga detyra të zyrtarëve të lartë nën hetim penal.

“Në shumë vende, për një shkelje minimale, ministri jep dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimit. Në Shqipëri, mund të jesh nën hetim për miliona euro dhe të vazhdosh të ushtrosh funksionin sikur s’ka ndodhur asgjë.”

Sipas tij, nëse kultura e dorëheqjes nuk funksionon, institucionet duhet të kenë mekanizma të qartë pezullimi, në mënyrë që hetimet të zhvillohen pa presion dhe pa konflikt interesi.

Konstitucionalisti Rado mendon se nëse Reforma në Drejtësi do të konsiderohet një sukses, SPAK është një nga faktorët kryesorë për këtë vlerësim, pasi ka rritur ndjeshëm besueshmërinë e publikut.

Nga ana tjetër shtimi i stokut të dosjeve është një nga problemet kryesore sot të kësaj reforme për të cilën duhen masa konkrete duke e bërë procesin e ndërmjetësimit të detyrueshëm me ligj si dhe duke modernizuar sistemin dhe praktikimit të gjyqeve tërësisht online për të shmangur kostot dhe fituar kohë.

Intervista e plote

Related Posts

Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj! Mbante kapele dhe mjekër për të mos u identifikuar

14/06/2026
U paraqit me dëmtime në spital, i riu pretendon se u dhunua nga policia greke
Kryesore

U paraqit me dëmtime në spital, i riu pretendon se u dhunua nga policia greke

14/06/2026
Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë!
Kryesore

Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë!

14/06/2026
Kryesore

AMP: Babai i policit në Sarandë ndërtoi një kat pa leje për hotel (Emri)

13/06/2026
Mbetën në det të hapur me kajak, policia shpëton 5 turistë në Gjirin e Filikurit
Kryesore

Mbetën në det të hapur me kajak, policia shpëton 5 turistë në Gjirin e Filikurit

13/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ New York shpallet kampione, Knicks mund Spurs e rikthen titullin pas 53 vitesh. Shpërthen festa në  New York City

NBA/ New York shpallet kampione, Knicks mund Spurs e rikthen titullin pas 53 vitesh. Shpërthen festa në New York City

14/06/2026
Brazili pa shkëlqim, Ancelotti ngec në Botëror, Maroku i “rrëmben” pikë

Brazili pa shkëlqim, Ancelotti ngec në Botëror, Maroku i “rrëmben” pikë

14/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al