• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Albani është ai që i *** motrën Donaldi’/ Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt

22/02/2026
‘Albani është ai që i *** motrën Donaldi’/ Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt

I ftuar në “UëTëFë Show”, Albano Bogdo ka folur edhe një herë për batutën famëkeqe që bëri tre vite më parë ndaj Beatrix Ramosaj në emisionin e tij në Vizion Plus, “Albano Show”. I vendosur përballë pyetjes nëse do t’i kërkonte ai falje Beatrix-it apo priste një falje prej saj, Albano e filloi duke thënë se ndihet mirë që mamaja e saj fitoi një betejë me kancerin dhe shpjegoi se njerëzit e keqkuptuan shakanë e tij:

“Beatrix-i është një vajzë shumë e mirë, e shkëlqyer. Ka qenë disa herë në emisionet që kam punuar unë, ka qenë 2-3 herë tek ‘Apartamenti’, ka qenë një herë te ‘Klanifornia’ më duket. U gëzova shumë që pashë në Instagram, kishte pasur të ëmën sëmurë, m’u bë zemra mal kur kishte lëvizur atë zilen. Ajo shakaja nuk ishte fare për Beatrix-in, e kanë humbur thelbin njerëzit, ishte një shaka për këngëtarët e rinj që kanë 2-3 vjet në karrierë thonë ‘po iki unë nga muzika tani’. Ishte një shaka për vëllanë e saj.”

Albano tha se nuk kishte për qëllim të ulte Beatrix-in, që madje e ka mbrojtur për lidhjen e saj me Donald Veshajn brenda “Big Brother VIP Albania 1” kur shumë e sulmuan:

“Në qoftë se është dukur sikur kam bërë punch down (sulmuar/tallur), nuk ka qenë ai qëllimi im, t’i bëj punch down dikujt, sidomos një femre. Sidomos njv femre që nja 2 vjet para se t’i bëja unë këtë punch down gjasme, të gjithë po i bënin punch down, unë po i bëja punch up. Ka pasur një [emision] Olsi Bylyku, kam dalë në një intervistë dhe më pyeti për të njëjtën gjë, atëherë qe në Big Brother Beatrix-i dhe i thashë ‘lëri këto budallallëqe, nëse janë bashkë, janë bashkë’ [me Donaldin].”

“Unë e kam shumë xhan Beatrix-in po do të dish të vërtetën dhe më është dukur gjithmonë një vajzë shumë premtuese dhe shumë kinge simpatike, shumë e sjellshme. Po i kërkoj unë falje në kuptimin njerëzor, jo në kuptimin…unë s’kam bërë gabim artistik.”

Por çfarë tha Albano Bogdo që zemëroi rrjetin?

Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother.

Nëpër komentet në rrjetet sociale, shumë e kanë kritikuar aktorin për batutën e tepruar që ai ka bërë në një emision televiziv, megjithëse ai në hapje të puntatës së parë tha se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë.

Related Posts

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Lajme

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

02/11/2026
Videot me Adi Hilën, vajza e Eli Farës: Mbaje kokë lart dhe kurorën drejt mbretëresha ime e bukur
Paparazzi

Videot me Adi Hilën, vajza e Eli Farës: Mbaje kokë lart dhe kurorën drejt mbretëresha ime e bukur

12/10/2026
Videot me Adi Hilën, flet këngëtarja Blerina Matraku: Mu duk burrë serioz, i kam dhënë 10 mijë euro për këngët, e desha shumë. Nuk e dija se ishte i martuar
Paparazzi

Videot me Adi Hilën, flet këngëtarja Blerina Matraku: Mu duk burrë serioz, i kam dhënë 10 mijë euro për këngët, e desha shumë. Nuk e dija se ishte i martuar

11/10/2026
Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve!
Kryesore

Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve!

05/10/2026
Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
Kryesore

Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem

03/10/2026
Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al