Largimi i ish-anëtares së grupit KATSEYE, Bannerman, ka shkaktuar reagime të forta mes fansave dhe figurave të njohura të industrisë muzikore. Polemikat nisën pasi Bannerman pëlqeu një postim që e përshkruante si viktimë të “urrejtjes së neveritshme” për shkak të racës së saj. Ajo është me prejardhje ganeze dhe zvicerano-italiane, dhe ishte e vetmja anëtare me ngjyrë në grupin shumëkombësh, shkruan DailyMail.
![]()
Këngëtarja ka kundërshtuar versionin zyrtar të shtëpisë diskografike, duke theksuar se ndihet mirë dhe e shëndetshme: “Dua ta dëgjoni këtë nga unë, jam shëndoshë e mirë, jam mirë dhe po kujdesem për veten time”. Ajo gjithashtu falënderoi fansat për mbështetjen dhe theksoi se po i beson vetë perceptimit të saj mbi situatën.
Mbështetje publike për Bannerman kanë shprehur artistë si SZA, Chloe Bailey, Normani, Leigh-Anne Pinnock dhe Melody Thornton, ndërsa fansat kanë hapur debate të gjera për racizmin dhe colorism-in në grupet e vajzave. KATSEYE u formua përmes reality show-t “The Debut: Dream Academy” nga Hybe dhe Geffen Records, duke u paraqitur si një grup global në stilin K-pop.
Bannerman, ish-modele, ishte kritikuar më parë për mungesë përvoje dhe disipline gjatë trajnimeve, gjë që u pasqyrua edhe në serialin e grupit në Netflix. Megjithatë, diskutimet rreth largimit të saj vazhdojnë të dominojnë rrjetet sociale, duke nxitur një debat më të gjerë mbi përfaqësimin, diversitetin dhe trajtimin e artistëve në industrinë muzikore globale.








