• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dinamo me lajme të mira para Vorës, pushimi i bën mirë ekipit të Ilir Dajës

25/02/2026
Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa

Dinamo do të përballet këtë fundjavë me Vorën në kuadër të Superiores, ku do të synojë që të marrë fitoren e parë për fazën e tretë. Kundërshtari përballë nuk është aspak komod pasi shpesh herë ka treguar se di të befasojë e sidomos tani që ka një motivim më shumë pasi është hapur edhe stadiumi dhe tashmë Vora luan në shtëpi.

Në dy fazat e para, skuadra e Dajës ka ditur të marrë fitore por gjërat kanë ndryshuar dhe Dinamo nuk e ka formën që kishte megjithëse në skuadër ka kualitetin e njëjtë, pa shtuar këtu dy afrimet e janarit, Malomo dhe Mustafa të cilët kanë forcuar jo pak skuadrën në repartin e sulmit dhe atë të mesfushës edhe pse ende nuk e kanë shfaqur.

PËRGATITJET- Dinamo ka nisur përgatitjet për sfidën me Vorën, teksa pas humbjes me Egnatian në Rrogozhinë, trajneri Daja kishte menduar që të linte skuadrën pushim. Kështu, duke përfituar nga fakti se kishte më shumë ditë në dispozicion për të përgatitur takimin, ekipi ishte pushim ditën e shtunë dhe të diel, ku nga e hëna ka nisur përgatitjet për këtë takim. Mungesa e vetme për ndeshjen ndaj Vorës, është ajo e Mustafas i cili u ndëshkua me të verdhë në takimin e fundit ndaj Egnatias dhe aktualisht ka shkuar në kuotën e 4 kartonëve. Ky pushim i ka shërbyer jo pak skuadrës për të pushuar pas një kalendari të ngjeshur që ka pasur mes Kupës e kampionatit, ngjeshje e cila do të përsëritet edhe pas pak ditësh kur të luhen ndeshjet e kthimit.

GJENDJA E SKUADRËS- Nani ka qenë i vetmi që ka zhvilluar stërvitje të diferencuara por ditët e fundit është bashkuar me grupin dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Vorës në transfertë. Ndërkohë për këtë takim do të jetë i gatshëm edhe Eridon Qardaku që rikthehet në Vorë me petkun e ish-it për herë të parë, duke qenë se ndeshja e parë mes dy skuadrave, u zhvillua në stadiumin “Arena e Demave”. Qardaku ka shlyer dënimin që kishte për shkak të kartonëve dhe është gati për të dhënë kontributin e tij në këtë takim, ku synohet rikthimi te rezultatet pozitive dhe te fitorja e parë në fazën e tretë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Barça nuk kompleton mrekullinë në Champions, Atletico në gjysmëfinale, PSG eleminon Liverpoolin
Sport

VIDEO/ Barça nuk kompleton mrekullinë në Champions, Atletico në gjysmëfinale, PSG eleminon Liverpoolin

14/04/2026
Italia i “tregon” rrugën Shqipërisë, çfarë ndodh nëse shkarkohet trajneri Sylvinho dhe nuk ka një pasues
Sport

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

14/04/2026
Italia i “tregon” rrugën Shqipërisë, çfarë ndodh nëse shkarkohet trajneri Sylvinho dhe nuk ka një pasues
Sport

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

14/04/2026
Vështrim mbi Botëroret e Futbollit
Sport

Vështrim mbi Botëroret e Futbollit

14/04/2026
Mbrojtje “çeliku” dhe efikasitet, formula e suksesit të Vllaznisë drejt titullit kampion
Sport

Mbrojtje “çeliku” dhe efikasitet, formula e suksesit të Vllaznisë drejt titullit kampion

14/04/2026
Rekorde dhe shifra top, si Siner e kaloi Alkarazin
Sport

Rekorde dhe shifra top, si Siner e kaloi Alkarazin

14/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përplasje e ashpër në “Fan Club”, Edisa-Brikenës: Kam marrë informacione ekstra

Përplasje e ashpër në “Fan Club”, Edisa-Brikenës: Kam marrë informacione ekstra

15/04/2026
Gerta Gixhari për Selin: Ka luajtur me informacione nga jashtë

Gerta Gixhari për Selin: Ka luajtur me informacione nga jashtë

14/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al