• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Zonja” jashtë Champions, por Italia duartroket Juven: Faleminderit heronj

26/02/2026
“Zonja” jashtë Champions, por Italia duartroket Juven: Faleminderit heronj

Pas Inter, edhe Juve del nga Champions, me “Zonjën e Vjetër” që dha gjithçka në “Stadium”, por Zhegrova dhe fati nuk ishin me ekipin e Spallettit që del me kokën lart. Në fund feston Gallatasary, me turqit që vënë në jetë një kryevepër të vërtetë. Pas suksesit 5-2 në Stamboll, Gallata përjetoi makthe në Torino, në një kohë kur koha e rregullt përfundoi 3-0 në favor të Juves, ndërsa në shtesë Osimhen dhe Yilmaz realizuan dy gola duke nxjerr “Zonjën” nga Champions.

Në “Stadium” u zhvillua një betejë e vërtetë për çdo top, ndërsa në minutën e 37-të Thuram fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Locatelli u tregua i saktë duke zhbllokuar ndeshjen. Gjerat nisën keq në fraksionin e dytë ku në minutën e 48-të Kelly u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Juven me 10-të lojtarë. Në minutën e 67-të, Spalletti hodhi në fushë edhe Zhgrovën, ndërsa tre minuta më vonë, Gatti në shtyllën e dytë e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë duke realizuar golin e dytë, një gol që ndezi stadiumin dhe shpresën për të synuar kualifikimin. Juve gjeti forcën dhe guximin duke e bërë edhe më spektakolare këtë takim ku në minutën e 82-të, McKennie me kokë realizoi golin e tretë duke bërë që ndeshja të përfundonte në shtesë.

Zhegrova kishte shansin të shënonte një gol me shumë peshë, por i pa shqetësuar brenda në zonë gjuajti keq duke shpërdoruar një rast të artë. Gallatasary fitoi zemër dhe në momentin më të përcaktues të ndeshjes, Osimhen i ndëshkoi me një goditje të saktë brenda në zonë. Çuditërisht “bomberi” nigerian nuk festoi, ku pas ndeshjes zbuloi se nuk festoi në shenjë respekti ndaj Spallettit. Për të mbyllur përfundimisht llogaritë me Juventus mendoi Yilmaz, me këtë të fundit që realizoi golin e dytë për turqit duke i dhuruar Gallatës një biletë për në fazën e 1/8 në Champions.

Pavarësisht se Juve doli nga Champions që në fazën play-off, në Itali, mediat nuk e bënë dramë: “Juve për t’u duartrokitur”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Faleminderit heronj”, ishte titulli kryesor i TuttoSport.

Related Posts

U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”
Sport

U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”

30/07/2026
Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”
Sport

Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

30/07/2026
Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë
Sport

Milan në kërkim të “fantazistit”, pasi humbën Karetas, dy janë opsionet më të favorshme për kuqezinjtë

30/07/2026
Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen
Sport

Juventus “pa frena” në merkato, pas Kolo Muani-t bardhezinjtë synojnë edhe talentin boshnjak të Leverkusen

30/07/2026
I ofruan stolin e Italisë, Karlo Ançeloti zbulon pse refuzoi propozimin e shumëpritur
Sport

I ofruan stolin e Italisë, Karlo Ançeloti zbulon pse refuzoi propozimin e shumëpritur

30/07/2026
Asllani i “ngec” Inter, La Gazzetta ndez “alarmin”, në verë sërish në treg
Sport

Legjionarët/ Kristjan Asllani gjithnjë e më larg Interit, Chivu nuk e grumbullon për turneun e Hong Kongut

30/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

31/07/2026
Shkoi të peshkonte me dinamit, i shpërtheu në dorë dhe humb jetën 65-vjeçari në Himarë

Shkoi të peshkonte me dinamit, i shpërtheu në dorë dhe humb jetën 65-vjeçari në Himarë

31/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al