Gjesti anti-sportiv ndaj tifozëve në sfidën kundër Partizanit i kushton shtrenjtë Albano Aleksit. Komisioni i Disiplinës dënoi me dy ndeshje pezullim mesfushorin e Egnatias. Si gjithnjë, as këtë herë nuk munguan as gjobat për klubet:
- KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Vora, për mos marrjen e masave të sigurisë duke shkaktuar incidente pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
- Zyrtari i FC Lushnja, Marjus Sula, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
- Lojtari i FC Lushnja, Oltjam Haremi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
- Lojtari i FK Apolonia, Ersildjo Asllanaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Klosi, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë , në bazë të nenit 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër Vllaznia B.
Në bazë të nenit 30/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF Klosi përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.
- Zyrtari i Eagle Football, Andi Matraxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Eagle Football, Samuel Vrapi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Maliqi, Rudens Muçollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i KF Maliqi, Ervis Avdolli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Oriku, Xhuljano Mirani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FK Tomori, Theodhor Buda, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
- Lushnja Vajza, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit të Vajzave, kundër KF Gramshi Vajza, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe lënien në fuqi të rezultatit të fushës. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
- Lojtari i KF Skënderbeu U-18, Gazmend Lamallari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i FC Dinamo City U-18, Kevin Mehmeti, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Akademia e Futbollit U-14, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Etien Academy U-14, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- FC Internacional U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-16, kundër KF Shënkolli U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me aktivizimin e mundshëm të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë për ndeshjen KF Devolli-Bylis B.
- Pranimin e kërkesës së Luzi i Vogël 2008 dhe riluajtjen nga fillimi të ndeshjes midis KF Tërbuni – Luzi i Vogël 2008, e ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike, pasi është objektivisht pamundur vijimi/rifillimi i ndeshjes së ndërprerë ne përputhje me Nenin 16 të KDE.
- Rrëzimin e kërkesës së Akademia e Futbollit U-14 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








