• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Muaj perfekt për Partizanin, tekniku i të kuqve shpallet trajneri më i mirë i shkurtit, Kërnaja: Rezultat i punës & sakrificës së skuadrës

04/03/2026
Muaj perfekt për Partizanin, tekniku i të kuqve shpallet trajneri më i mirë i shkurtit, Kërnaja: Rezultat i punës & sakrificës së skuadrës

Oltijon Kërnaja është shpallur trajneri më i mirë i muajit shkurt në kampionatin “Abissnet Superiore”. Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur teknikun e Partizanit pas rezultateve shumë të mira të skuadrës së tij gjatë këtij muaji, ku të kuqtë regjistruan katër fitore në katër ndeshje.

Trajneri Oltijon Kërnaja e mori çmimin në ambientet e FSHF TV, ku iu dorëzua nga Sulejman Starova.

Në një prononcim për fshf.org, tekniku i Partizanit u shpreh i lumtur për këtë vlerësim si trajneri më i mirë i muajit shkurt, ndërsa theksoi se ky çmim është rezultat i punës së përbashkët të skuadrës. Kernaja ia dedikoi këtë vlerësim familjes, klubit dhe tifozëve të Partizanit.

Sa i lumtur je për fitimin e çmimit trajneri i muajit shkurt? – Jam sigurisht shumë i lumtur. 4 ndeshje – 4 fitore. Më shumë i lumtur për djemtë, po sakrifikojnë, po vrapojnë shumë. Bashkë me vrapimet dhe sakrificat e tyre, tashmë kanë ardhur edhe rezultatet që shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Kujt ia dedikon këtë çmim? – Çmimin si trajneri i muajit shkurt ia dedikoj fillimisht familjes time, dy fëmijëve dhe gruas që u mungoj shumë gjatë orareve të gjata të punës larg shtëpisë, duke qëndruar pranë ekipit. Ata e kanë ndjerë më shumë mungesën time. E dyta, familjes së madhe të kuqe, tifozëve të Partizanit për të cilët do të vazhdojmë të punojmë akoma më shumë sepse e meritojnë.

Si e shihni kampionatin “Abissnet Superiore” dhe kush është objektivi i Partizanit? – Objektivat e Partizanit nuk ka nevojë t’i shpalos unë sepse dihen. Vetë emri i ekipit gjithmonë do të luajë për renditjen sa më lart në tabelë, objektiva për trofe. Sa për kampionatin, është një kampionat shumë i vështirë. Shumë i luftuar, i fortë. Lufta është shumë e fortë si për të rënë nga kategoria, dhe për të arritur Final Four. Pikët janë aty, një ndeshje e fituar të ngre shumë lart, një hap mbrapa pastaj ta vështirëson punën. Është një kampionat i luftuar dhe kështu do të jetë deri në javën e fundit besoj.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ftesë “speciale” për Italinë në Botëror, SHBA reagon zyrtarisht
Sport

Ftesë “speciale” për Italinë në Botëror, SHBA reagon zyrtarisht

24/04/2026
Ftesë “speciale” për Italinë në Botëror, SHBA reagon zyrtarisht
Sport

Ftesë “speciale” për Italinë në Botëror, SHBA reagon zyrtarisht

24/04/2026
Tirana shpreson te çudia ndaj Egnatias, shifrat flasin të gjitha për rrogozhinasit
Sport

Tirana, mungesë golash dhe pasiguri në mbrojtje/ Shifrat zbulojnë problemin e sezonit

23/04/2026
Tirana shpreson te çudia ndaj Egnatias, shifrat flasin të gjitha për rrogozhinasit
Sport

Tirana, mungesë golash dhe pasiguri në mbrojtje/ Shifrat zbulojnë problemin e sezonit

23/04/2026
Shifra të “frikshme”, Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit personal
Sport

VIDEO/ “Gjakftohtë” në penalltinë e fundit, Muçi çon Trabzonsporin në gjysmëfinalen e Kupës

23/04/2026
“Ja situata e lojtarëve para ndeshjes”, trajneri i Dinamos: Kemi mundësi të mirë në Europë, le ta shfrytëzojmë
Sport

Dinamo, Daja: I lumtur për skuadrën, duam trofeun e Kupës

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ftesë “speciale” për Italinë në Botëror, SHBA reagon zyrtarisht

Ftesë “speciale” për Italinë në Botëror, SHBA reagon zyrtarisht

24/04/2026
Ftesë “speciale” për Italinë në Botëror, SHBA reagon zyrtarisht

Ftesë “speciale” për Italinë në Botëror, SHBA reagon zyrtarisht

24/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al