Një debat i fortë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, mes Selinit dhe Rogertit, duke krijuar një moment tensioni mes banorëve.
Gjatë përplasjes, Rogerti iu drejtua Selinit me fjalët: “Ke rënë brenda me Mirin”, ndërsa në një moment ai i preku këmbën. Reagimi i Selinit ishte i menjëhershëm, duke iu kthyer Rogertit me fjalën “idiot” dhe duke i kërkuar të mos e prekte.
Situata u tensionua edhe më shumë, teksa Selina u largua nga debati e prekur emocionalisht dhe duke qarë. Ndërkohë, disa prej banorëve të tjerë u afruan pranë Rogertit, duke i kërkuar që të mos e prekte më me dorë.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Pse e pe me ato sy, helmuese, ke rënë brenda me Mirin?
Selin: Sa i poshtë që je.
Rogerti: Pse nuk thua të vërtetën, ke rënë brenda me Mirin, të ka ekzaltuar Miri, kë ngelur brenda nuk mundesh pa Mirin (dhe e prekë te këmba).
Selin: Kuç andej, mos më prek mua, idiot, mos më prek.
Rogerti: Kujdes më këmbët.
Selin: Po të them mos më prek.
Rogerti: Kujdes, qetësohu.
Selin: Po të them mua mos më prek, o ordiner, po të them mua mos më prek, o i pa fytyrë.
Rogerti: Kujdes shapkën.
Selin: Po të them mua mos më prek, idiot. (Dhe ikën duke qarë.)
Gimbo: A je budalla?
Nikol: Mos e prek me dorë.
Rogerti: Shapkën mund ta prek sa herë dua unë.
Nikol: Kategoria e zarfeve të zinj.









