• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Jam në ankth, kërkoj falje” – reagimi i Gjestit pas vendimit për paraburgim

13/03/2026
“Jam në ankth, kërkoj falje” – reagimi i Gjestit pas vendimit për paraburgim

Këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është lënë në paraburgim për një muaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Vendimi vjen pas një incidenti të ndodhur pak ditë më parë në zyrat e kompanisë “Onima”, ku artisti dyshohet për kanosje, dëmtim të pasurisë dhe mbajtje pa leje të armës.

Gjatë seancës dëgjimore, Kelmendi ka shprehur pendesë, duke pranuar se veprimet e tij kanë qenë në gjendje afekti. “Jam në ankth, kam vepruar në gjendje të afektit. I kërkoj falje gjykatës, prokurorit si dhe palës së dëmtuar”, ka deklaruar ai.

Mbrojtja e tij, e përfaqësuar nga avokati Artan Qerkini, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim, duke argumentuar se reagimi ishte impulsiv dhe i ndikuar nga situata financiare e vështirë e artistit. Avokati ka shtuar se Gjesti nuk ka pasur aktivitete muzikore kohët e fundit dhe është i gatshëm të hyjë në marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Sipas raportimeve nga “Betimi për Drejtësi”, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për një borxh të pashlyer. Dëshmitarët kanë rrëfyer se artisti ka hyrë në zyrat e kompanisë, ka dëmtuar kompjuterë e xhama dhe ka nxjerrë armë duke kërcënuar stafin.

Gjykata ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë si të bazuar, duke marrë parasysh rrezikun e ikjes, ndikimin në dëshmitarë dhe mundësinë e përsëritjes së veprës penale. Masa e paraburgimit do të zgjasë nga 11 marsi deri më 9 prill 2026.

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al