Atalanta do përballet me Interin në Milano, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Pas 3 sfidash, mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti është rikthyer titullar për skuadrën bergamaske.
Tekniku i Atalantës, Palladino ka vendosur që të luajë me Gjimshitin nga minuta e parë, në këtë transfertë delikate. 33-vjeçari sa vjen e bëhet pjesë e historisë së klubit, për shkak të numrit të paraqitjeve. Ai luan te kjo skuadër që në vitin 2018, periudhë në të cilën vinte nga Benevento.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






