• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vora në prag, tekniku i Partizanit: Nuk ka favoritë! Titulli? Ndeshjet i marrim me radhë

14/03/2026
“Nuk më intereson derbi”, Oltjon Kërnaja kthen fokusin në sfidën ndaj Bylis: Vlerësim maksimal, por hyjmë në fushë për 3 pikë

Tekniku i Partizanit, Oltijon Kërnaja dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Vorës.

Partizani vjen si favorit në ndeshjen ndaj Vorës –

Kërnaja: Besoj që nuk ka favoritë për këtë ndeshje. Vijnë dy ekipe me situata të ndryshme nga ajo e fazës së tretë. Të 3 ndeshjet me Vorën sigurisht kanë qenë të dominuara nga skuadra jonë, panvarësisht rezultatit. Në fazën e dytë kemi përfunduar 0 – 0 në “Arenën e Demave”, kemi pasur një mori rastesh. Në ndeshjen e fazës së tretë 0 – 1 kemi pësuar një gol në minutën e 90′ pas një penalltie të humbur dhe 2 – 3 rasteve të tjera. Por në futboll nuk mbahen mend rastet apo loja e mirë, por mbahen mend rezultatet kështu që ne duhet të hyjmë për 3 pikët.

 

Fitorja është detyrim –

Kërnaja: Ne kemi hyrë në çdo ndeshje për 3 pikë edhe nesër do hyjmë për 3 pikët pjesën tjetër do ja lëm fushës. Besoj se djemtë janë të karikuar, të gatshëm për të dhënë maksimumin për të fituar 3 pikët.

Si është gjendja e skuadrës –

Kërnaja: Gjëndja e skuadrës është e mirë. Ne kemi një numër të madh lojtarësh në dispozicion. Në ndeshjen me Dinamon kishim mundësi që 4 – 5 prej tyre që luajtën për kupë me Elbasanin të pushonin dhe me Dinamon aktivizuam pesë të tjerë. Gjendja fizike është shumë e mirë. Sa i përket Qakës mori një goditje te pjesa e gjurit ndaj nuk donim të rrezikonim. Eshtë stërvitur me ekipin dhe është i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

 

Mund të synoj Partizani titullin –

Kërnaja: Unë mendoj të shohim vetëm ndeshjen e radhës ne duhet të shohim vetëm rezultatet tona. E kam thënë që në fillim Partizani duhet të shohë vetëm ndeshjet e veta, nëse ne marrim ndeshjet tona një e nga një pikët aty janë , renditja aty është. Nuk jemi në dorën e askujt varemi vetëm nga këmbët tona kështu që duhet të japim maksimumin tonë.

Prania e Jasir Asanit në stërvitjet e Partizanit –

Kërnaja: Asani është në shtëpinë e vet. E dimë që Asani ka dhënë shumë për ekipin e Partizanit, ka ngritur trofe ka dal kampion. Asani është në shtëpinë e vet, i ka dyert e hapura gjithmonë. Ndihma është reciproke, më shumë e ndihmojmë ne Asanin se sa Asani ne në këtë rast sepse e mbajmë në formë fizike që të ndihmojë një komb të tërë për ndeshjen ndaj Polonisë. Shpresojmë që ti japim sa më shumë pozitivitet dhe energji që të jetë sa më i gatshëm me Poloninë.

 

Keni diskutuar për një rikthim të Asanit te Partizani  –

Kërnaja: Nuk besoj që është momenti dhe koha që  Asani të kthehet, besoj ka një karrierë përpara. Shpresojmë që edhe lufta të mbaroj dhe të kthehet pranë ekipit të tij. Të shohim më të mirën për djalin pjesa tjetër janë proçedura që zgjasin shumë dhe ne jemi në 9 ndeshjet e fundit kështu që nuk besoj se do të ketë diçka serioze momentalisht.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Egnatia eleminohet nga Champions, vendosin penalltitë
Sport

Egnatia eleminohet nga Champions, vendosin penalltitë

28/07/2026
LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni
Sport

LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni

28/07/2026
UEFA dhe 55 federatat europiane unifikojnë zbatimin e rregullave të lojës për sezonin 2026–2027
Sport

UEFA dhe 55 federatat europiane unifikojnë zbatimin e rregullave të lojës për sezonin 2026–2027

28/07/2026
Rumuni Bratu largon 3 lojtarë nga Partizani, vijnë kërkesat e para
Sport

Rumuni Bratu largon 3 lojtarë nga Partizani, vijnë kërkesat e para

28/07/2026
Kumbulla kthehet në modë, Udinese dhe Espanyol futen në garë
Sport

E ardhmja e Marash Kumbullës/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën

28/07/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi
Sport

Vllaznia kërkon të “blindojë” mbrojtjen, në bisedime me 27-vjeçarin që ka fituar 4 trofe me Egnatian

28/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Më të lodhur, më pak aktivë. Kur duhet të tregojmë kujdes? Të flesh shumë pak të bën të shtosh në peshë

Më të lodhur, më pak aktivë. Kur duhet të tregojmë kujdes? Të flesh shumë pak të bën të shtosh në peshë

29/07/2026
Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta

Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta

29/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al