Vllaznia dhe Elbasani shfaqen si dy pretendentë kryesorë, për fitimin e titullit kampion. Të dyja ekipet janë me pikë të barabarta, pas 28 javësh të luajtura në Abissnet Superiore.
Aktualisht është Vllaznia që mban vendin e parë, duke pasur golavarazh më të mirë. Nëse e njëjta situatë do të përsëritet edhe pas përfundimit të kampionatit, atëherë do të shikohen ndeshjet direkte. Aty ku Vllaznia regjistron dy fitore, kundrejt një të Elbasanit duke pasur në favor golavarazhin 3:2. Megjithatë, do të ketë edhe një ndeshje në Elbasan gjatë fazës së katërt që jep verdiktin për fundin e kampionatit.
Më pas, në rast se dy skuadrat janë me pikë të barabarta edhe pas tre ndeshjeve të “Final Four”, atëherë pas të pestë sfidave direkte të kampionatit do të shikohet diferenca e golave gjatë tyre. Nëse është njësoj, në fund futet në lojë diferenca e përgjithshme e golave.
Sipas rregullores së re, në rast barazimi në pikë në fund të fazës finale, do të merren në konsideratë:
-Pikët nga ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4
-Diferenca e golave në ndeshjet direkte
-Diferenca e përgjithshme e golave
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









