• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vendim i qeverisë, Kumbaro: Krijojmë Agjencinë e Shërbimeve Arsimore

19/03/2026
Vendim i qeverisë, Kumbaro: Krijojmë Agjencinë e Shërbimeve Arsimore

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratuan ndryshimet ligjore që reformojnë shërbimet arsimore, përmes transformimit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore në agjenci autonome shërbimeve arsimore.

Sot qeveria shqiptare miratoi nj projekltigj qe është produkt i rëndësishëm ligjor dhe organizativ i Ministrisë së Arsimit. Krijojmë me projektligjin që miratuam sot, Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Bëhet fjalë për një agjenci që do të ketë një status autonom për të rritur pavarësinë e agjencisë, për një paketë shumë të rëndësishme shërbimesh të cilat pjesërisht sot propozohen, garantohen dhe ofrohen nga një institucion që varet nga Ministria e Arsimit dhe quhet Qendra e Shërbimeve Arsimore. Bëhet fjalë për të gjitha testimet që zhvillohen sot, provimet shtetërore kombëtare dhe ndërkombëtare në territorin e Shqipërisë, jo vetëm në fushën e arsimit. Është e njëjta qendër që ofron edhe shërbimin e digjitalizuar për njehsimin e diplomave në të dy kahet, qoftë për të huajat që futen në përdorim në sistemin tonë të punësimit dhe anasjelltas.

Me këtë ligj rrisim në radhë të parë cilisëinë e shërbimit, transparencën, autonominë për të mbajtur këtë agjenci larg çdo lloj ndikimi, qoftë edhe politik, për të rritur meritokracinë në gjithë shërbimet. Është një projektligj që do të kalojë së shpejti në parlament dhe do të marrë formën përfundimtare bashkë me investimin, i cili është parashikuar një ndërtesë në Kamëz.

Minsitrja Kumbaro, po gjatë mbledhjes së sotme, bëri me dije edhe tre vendime të Këshillit të Ministrave lidhur me ligjin për shkencën, institucionet dhe kategorinë e pagave dhe shpërblimeve në institucionet shkencore.
Kemi edhe tre vendime të këshillit që u miratuan sot në Këshillin e Ministrave, dy prej të cilave janë detyrimi ligjor për ligjin e shkencës të miratuar në vitin 2024 dhe detyrim për dy kapitujt e parë të arsimit që do të mbyllen në negociata me BE, konkretisht: Konkretisht është VKM që ka të bëjë me metodologjinë e vlerësimit të institutive kërkimore shkencore. Edhe agjenci të tjera publike do të kenë mundësi të hapin institute kërkimore. VKM-ja tjetër është ajo që përkufizon kategorinë e pagave dhe shpërblimeve sipas kategorisë së kërkuesit shkencor. Vendimi i fundit që u miratua sot ka të bëjë me plotësimin e një standardi që ka të bëjë me menaxhimin e bazës së të dhënave të kërkimit shkencor dhe provimeve kombëtare e ndërkombëtare. Plotëson një vendim të mëparshëm, por me kompetenca të qarta, adminsiturar nga Ministria e Arsimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe AKSHI.

Related Posts

VIDEO/ Kumbaro flet pas daljes nga SPAK: Isha në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që ka të bëjë me stadiumin Arena
Uncategorized

VIDEO/ Kumbaro flet pas daljes nga SPAK: Isha në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që ka të bëjë me stadiumin Arena

04/05/2026
Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet
Kryesore

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet

13/04/2026
Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare
Kryesore

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

07/04/2026
Raporti i eurodeputetëve, Beleri dhe McAllister të shqetësuar për korrupsionin në Shqipëri
Kryesore

Raporti i eurodeputetëve, Beleri dhe McAllister të shqetësuar për korrupsionin në Shqipëri

20/03/2026
Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!
Lajme

Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

20/03/2026
Dyshohet se është shqiptar/ Çfarë zbuloi policia greke në trupin e viktimës së djegur brenda makinës
Uncategorized

Ndjesë familjes Halili, raportimi për nënën e të riut nga Tepelena është i pavërtetë

13/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fitore me kosto për Egnatian, 2 mungesa të sigurta në ndeshjen e kthimit në Champions

Aleksi mbyll sezonin e rregullt, shpresa e mesfushorit të Egnatias është te “Final 4”

04/05/2026
Interi kampion i Serie A, mësohet data e festës së skudetos

Interi kampion i Serie A, mësohet data e festës së skudetos

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al