Shqipëria synon të shkruajë historinë, teksa kërkon kualifikimin historik në Botëror. Në gjysmëfinale të Play off, kuqezinjë gjejnë Poloninë, me sfidën që do mbahet në Varshavë me 26 mars. Në një intervistë për Sport News në News 24, legjenda Rudi Vata foli për shanset tona, mundësitë dhe limitet e kombëtares në këtë fazë. Në bisedën me Trevisa Tufën, Vata analizon listën dhe nuk heziton të përmendë edhe elementë specifikë që mund të bëjnë diferencën në mbrëmjen e madhe të së enjtes.
Rudi, pikësëpari, çfarë ndjesi të jep ky moment, brenda 10 vitesh kemi shkuar dy herë në Evropian, tani jemi në garë me kohë të plotë për një biletë në Botëror. A është kjo ndeshje më e rëndësishme në histori?
Për tifozët dhe për ne pjesën e futbollit, kjo është një ndeshje madhështore. Jemi për herë të parë kaq afër Botërorit. Edhe shkalla e vështirësisë është e lartë. Është një ndeshje që nuk kemi përvojën e duhur për të ditur si menaxhohet situata. Duke qënë një kombëtarje në rritje, besimi është më i madh.
E njëjta pyetje iu drejtua edhe Lewandowski-t, jo u shpreh. Nuk është ndeshja më e rëndësishme, por është ndeshja që duhet fituar me çdo kusht. A është ky i vetmi detaj pozitiv, fakti që presioni nuk është tek ne. A jemi në të njëjtën pozitë?
Pritshmëritë janë që Polonia të shkojë në finale, sepse vetë futbolli polak dhe figura të tilla, normalisht që janë favoritët kryesorë. Presioni është shumë i madh, pritshmëria e polakëve është që Shqipëria nuk do jetë në nivelin e tyre. Në një ditë të bukur dhe në gjendje të mirë, mendoj se mund të bëjmë surprizën. Bëmë surprizë ndaj Serbisë dhe kjo mund të jetë befasia e radhës. Kjo është ndeshje masive, shumë e madhe!
Kjo është një ndeshje teke, një ndeshje që duhet fituar Vata, e ndërlikon ky fakt edhe më shumë këtë transfertë. Besoj nuk mund të presim 90 min apo më shumë, me shpresën që të mos pësojmë, të presim për ndonjë gabim të Polonisë. Në këndvështrimin tënd. Si mendon, si do të luajë Sylvinho?
Unë mendoj që në aspektin fizik duhet të dalim fitues në dyluftime. Polakët shquhen për fizikun e tyre. Ne duhet të luajmë me qetësi në 20-25 minutat e para, kur mendoj që ata do bëjnë presion. Është shumë e rëndësishme për polakët që të tregojnë dhëmbët që në minutat e para. Në të njëjtën tonë, ne do përgjigjemi me agresivitet. Jam i sigurt që më pas ndeshja do hapet dhe më pas do kemi mundësitë tona.
Rudi, të shqetëson fakti që në këtë grumbullim, kemi lojtarë si Broja që vjen me shumë pak minuta në këmbë, i sapo rikthyer nga dëmtimi. Po ashtu edhe Arbër Hoxha, Nedim Bajrami luan pak ose aspak. Manaj u dëmtua në fund, etj. Sa mund të ndikojnë këto detaje?
Ka qënë e rëndësishme për lojtarët që arritën në Play off, të fokusohen të gjendja e tyre fizike. Këta lojtarë, plus Hysaj dhe Asllani, nuk kanë kaluar gjendje të mirë fizike. Me energjinë e re që vjen në skuadër nga Muçi dhe Mehmeti, kanë raport të mirë me golin, shpresoj se kjo të sjell kompensim të mangësive tona.
Pikëpyetja më e madhe që kanë tifozët kuqezi është roli i Ernest Muçit në këtë takim. Si mendon Vata, a do të guxojë Sylvinho, a do t’i besojë një fanellë titullari?
Muçi e njeh mirë mentalitetin polak. Ai ka marrë një lloj edukimi në shkollën polake. Ka patur një lëvizje të rëndësishme nga Legia te Besiktasi. Ka ruajtur vazhdimësinë, është bërë lider absolut te Trabzonspor. Është lojtari më i njohur te kombëtarja.
Pse kjo dilemë e madhe rreth Muçit, rolit të tij, pse duhet të ketë kaq shumë dyshime për lojtarin më të në formë që ka aktualisht Shqipëria? Çfarë humbet Sylvinho, nëse i beson Muçit?
Varet nga idetë. Ne e dijmë që Sylvinho ka ndryshuar pak në idetë e tij. Presioni ka qënë i madh, pasi rezultatet e Muçit dhe Mehmetit kanë bërë të pamundur injorimin. Mungesat e Dakut dhe Manaj, ata të dy do thirreshin nëse nuk do dëmtoheshin. Muçi dhe Mehmeti e njohin mirë zonën e kundërshtarit. Është e rëndësishme që me këta lojtarë të ndërtohet loja ofensive.
Sulmi jot ndaj Polonisë…
Mes Brojës, Uzunit, Muçit dhe Mehmetit, mendoj që duhet të ndërtohet sulmi. Sylvinho do bëjë presion poshtë, pasi lart do ishte vetëvrasje. Ekipi ka nevojë të jetë kompakt. Të luajmë me kundërsulm dhe të tentojmë të dëmtojmë Poloninë. Po të kemi lojtarë me lëvizje dinamike, mund t’i dëmtojmë.
U ndalëm shumë te faza sulmuese, pasi në letër, duket sikur është reparti i vetëm që mund të këtë ndryshime, por pikësëpari. Besoj fillimisht duhet të mendojmë si të ndalim Lewandowskin me shokë. Do të jetë e vështirë, kjo Vata? E pamë Levën edhe ndaj Newcastle në Champions, realizoi “dopjetë”, edhe pse 38-vjeç. Sa e vështirë do të jetë kjo pjesë, të ndalim Leëandoëskin?
Për të mbrojtur Lewan është e vështirë, pasi ka cilësi natyrale që gjendet aty për golin. Sado që të mendosh, atij i duhet vetëm një shans për të shënuar. Është “gjahtar” i sulmit, është lojtar që ka fizik si një 20-vjeçar. Vazhdon me të njëjtin ritëm dhe me të njëjtin mentalitet. Loja do bazohet te Leëa, aty motivohet edhe grupi pasi është ylli i skuadrës. Nuk ka formulë për të mbuluar Leëa. Duhet të eleminojmë “ushqimin” që do i jepet atij.
Një pyetje që na shoqëron shpesh, thuajse gjatë gjithë aventurës së tij, Sylvinho preferon dyshen Gjimshiti-Ajeti. Ismajli në stol…
Mendoj që kjo është dyshja, shpresoj që edhe Kumbulla të jetë drejt formës maksimale. Ismajli është guximtar. Me Ajetin dhe Gjimshitin ka qënë rezultativ Sylvinho. Besoj se kjo do jetë dyshja e qendrës.
Me 29 mars, si mendon, do të luajmë një tjetër finale. Apo thjesht do luajmë një miqësore. Sa shanse kemi për të kaluar Poloninë?
Shanset janë pak a shumë të vogla, por edhe 5 përqind të jetë probaliteti, ne duhet të luftojmë për aq. Po të jemi në ditën më të mirë, mund t’ia dalim. Duhet bateritë që të jenë të mbushura deri në fund.
Në fund, dua dhe një koment për Kosovën. Po më 26 mars, “dardanët” përballen me Sllovakinë. Si mendon, sa shanse kanë për të kaluar më tej?
Unë te Kosova besoj shumë pasi janë në rritje. Janë shumë të organizuar dhe kanë balancë të mirë. Kanë lojtarë golashënues dhe shumë kreativë në krahët e sulmit. Mund të jetë hirushja e Botërorit, pasi kanë kualitet të niveleve të larta.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









