Në Poloni, presioni është në maksimum, kjo pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores përballë Shqipërisë do të ishte një zhgënjim i madh, do të shkaktonte një “tërmet”, ashtu siç u shpreh edhe legjenda polake, Zibi Bonjek. Janë të qartë për peshën e këtij takimi si trajneri Urban ashtu edhe kapiteni Robert Lewandowski, por të dy besojnë të kualifikimi.
Situata në vigjilje të këtij takimi nuk është shumë pozitive në kampin polak, kjo pasi trajnerin Urban e shqetësojnë jo pak dy titullarë të rëndësishëm, si Piotr Zielinski dhe Jakub Moder. Të dy lojtarët nuk u stërvitën me pjesën tjetër të ekipit në seancën e fundit stërvitore. Gjendja e tyre fizike ndezi alarmin në radhët e Polonisë, por zëdhënësi i ekipit përfaqësues u kujdes të qetësonte tifozët duke theksuar se të dy lojtarët u stërvitën të diferencuar vetëm për të reduktuar ngarkesën fizike.
‼️ Piotr Zieliński i Jakub Moder wciąż w treningu indywidualnym pic.twitter.com/WMXSRkXXnM
— Dominik Wardzichowski (@dwardzich22) March 24, 2026
Sipas mediave polake, të dy lojtarët kanë shqetësime të lehta fizike, por nuk rrezikojnë pjesëmarrjen përballë Shqipërisë. E gjithë vëmendja është tek ylli i Inter, Piotr Zielinski, i cili është truri i Polonisë, lojtari më cilësor së bashku me Lewandowski-n.







