• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ndaj Polonisë nuk ka bileta për tifozët e vërtetë…”, ‘Tifozat Kuq e Zi: Ky përjashtim s’është rastësi, pasi ne nuk heshtëm

25/03/2026
“Ndaj Polonisë nuk ka bileta për tifozët e vërtetë…”, ‘Tifozat Kuq e Zi: Ky përjashtim s’është rastësi, pasi ne nuk heshtëm

Shqipëria mat forcat me Poloninë me 26 mars, në kuadër të Play Off të Botërorit. Tifozët ultras të kombëtares, të njohur si ‘Tifozët kuqezi’, kanë shfaqur pakënaqësi për mënyrën e shpërndarjes së biletave nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen që do luhet në Varshavë.

Sipas tyre, në stadium nuk do ketë vend për tifozët e vërtetë por vetëm për miqtë, klientët apo…turistët. TKZ shkruan se ky përjashtim nuk është rastësi, por erdhi për shkak se ngritën zërin për Europianin me Serbinë.

Postimi:

Edhe këtë herë, tribunat nuk do jenë si gjithmonë…, jo sepse mungon dashuria për Kombëtaren, por sepse dikush ka vendosur me vetëdije ta heshtë zërin e saj më të zjarrtë. Sepse për Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka rëndësi kush e ndjen fanellën, rëndësi ka kush ka lidhje, kush është “i duhuri”, kush kalon nga dera e pasme. Zemra lihet mënjanë, shpërndahet vendi sipas interesit.

Bileta ka, gjithmonë ka.

Ka për miqtë, për klientët, për turistët…

Madje agjensionet turistike prej javësh kanë nisur ofertat promovuese për Varshavën, me paketë të gatshme që përfshin edhe biletën e ndeshjes.

Atëherë lind një pyetje shumë e thjeshtë:

ku i morën këto bileta?

Pse për ata që e kanë mbajt këtë ekip gjallë, me zë e me shpirt, nuk ka!?

Dhe le ta themi qartë, ky përjashtim nuk është rastësi. Është pasojë e qëndrimit tonë. Sepse ne nuk heshtëm. Sepse ne kundërshtuam hapur organizimin e Euro 2027 me Serbinë. Dhe sot, çmimi i asaj kundërshtie është ky, përjashtimi.

Por po harroni një gjë, stadiumi nuk është thjesht beton e karrige, është zë që shpërthen, është zemër që rreh fort, është zjarr që nuk fiket.

Dhe këtë zjarr nuk mund ta kontrolloni me lista.

Këtë herë, nuk do mungojmë vetëm ne…,

do mungojë atmosfera, do mungojë pesha e çdo brohoritjeje, do mungojë ajo ndjenjë që e bën Kombëtaren më shumë se një ekip. Dhe kur të bjerë ajo heshtje e ftohtë në tribunë, kur kënga të shuhet aty ku dikur digjej zjarr, atëherë do ta kuptoni:

më shumë do të ndihet mungesa jonë, sesa do të vërehet prania juaj. Sepse ne nuk jemi dekor, sepse ne jemi zëri dhe zemra e kësaj Kombëtare. Dhe pa ne, ai stadium është thjesht beton.

Kombëtares i urojmë fitore, sepse fanella është mbi gjithçka, dhe kjo largësi nuk është zgjedhje… është “zgjidhja” e FSHF-së.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ndeshja me Sllovakinë, Kosova zhvillon stërvitjen e radhës
Sport

Ndeshja me Sllovakinë, Kosova zhvillon stërvitjen e radhës

25/03/2026
“Shqiponjat” zbarkojnë në Varshavë, tifozët kuqezi i presin në aeroport (VIDEO)
Sport

“Shqiponjat” zbarkojnë në Varshavë, tifozët kuqezi i presin në aeroport (VIDEO)

25/03/2026
“Një moment magjik mund të vendos ndeshjen”, BeIN Sports analizon sfidën Poloni-Shqipëri
Sport

“Një moment magjik mund të vendos ndeshjen”, BeIN Sports analizon sfidën Poloni-Shqipëri

25/03/2026
Komisioni i Ligave & Garave përcakton kalendarin për javët e fundit të kampionatit të rregullt

U akuza nga tifozët për penalltinë e shkaktuar ndaj Bylis, Flamurtari merr vendim zyrtar për Lorenc Trashin
Sport

U akuza nga tifozët për penalltinë e shkaktuar ndaj Bylis, Flamurtari merr vendim zyrtar për Lorenc Trashin

25/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndaj Polonisë nuk ka bileta për tifozët e vërtetë…”, ‘Tifozat Kuq e Zi: Ky përjashtim s’është rastësi, pasi ne nuk heshtëm

“Ndaj Polonisë nuk ka bileta për tifozët e vërtetë…”, ‘Tifozat Kuq e Zi: Ky përjashtim s’është rastësi, pasi ne nuk heshtëm

25/03/2026
Ndeshja me Sllovakinë, Kosova zhvillon stërvitjen e radhës

Ndeshja me Sllovakinë, Kosova zhvillon stërvitjen e radhës

25/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al