• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ndeshje që nuk ka nevojë për motivim”, Lala: Ndaj Polonisë e vështirë, por kam shumë besim!

26/03/2026
“Ndeshje që nuk ka nevojë për motivim”, Lala: Ndaj Polonisë e vështirë, por kam shumë besim!

Altin Lala, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares, u ndal të fliste nga Varshava, pak para ndeshjes me Poloninë.

“Janë ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme. Kjo mund të jetë ndeshja më e rëndësishme e Kombëtares, do të thosha mbas atyre dy kualifikimeve. Kjo është në të vërtetë një ndeshje shumë e rëndësishme. Shpresoj që ta fitojmë.

Motivim për të tjerët nëse do isha në ekip? Absolutisht që s’ke nevojë të motivosh. Po të motivosh një lojtar në këtë ndeshje, ai lojtar s’duhet të luajë futboll fare. Këtu s’ka nevojë fare për motivim, sepse është shumë e qartë, po themi, qëllimi dhe përgjegjësia e çdo lojtari është jashtëzakonisht e madhe. Kështu që unë mendoj që trajneri do t’u japë atyre një suport nga ana mentale, komplet stafi. Asnjë lojtar s’ka nevojë për frymëzim, më tepër për qetësim, do të thosha.

Muçi? Po, Muçi ka bërë jashtëzakonisht shumë mirë. Faktikisht, unë edhe e kisha futur, pse jo. Por shpresoj që ne ta mbajmë rezultatin me zero, mos të pësojmë gola dhe pastaj ndoshta ta aktivizojmë minimumi tridhjetë minuta, e shikoj Muçin në fushë. Edhe Mehmeti ndoshta ka performancë të mirë dhe unë gjithmonë e them për lojtarët që kanë minutazh dhe kanë edhe besim ose vetëbesim nga kampionatet e tyre, nga lojërat e zhvilluara, duhet të aktivizohen. Ne kemi pasur një ngritje të kombëtares.

Çunat kanë vetëbesim, shumica prej tyre kanë luajtur edhe në Europian, kështu që edhe ata e dinë rëndësinë e ndeshjes. Unë kam besim sot që kemi shanse shumë të mira. Është ndeshje e vështirë. Shpresoj që njëherë ta mbajmë atë zero mbrapa  dhe pastaj këto tifozët që të jenë me Poloninë, pas tridhjetë minutash t’i vërshëllenin skuadrës së tyre. Kështu që ky është qëllimi mendoj për ne dhe shanset do t’i kemi, dy-tre shanse do t’i kemi në këtë ndeshje që të shënojmë”.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)
Pikante

Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)

27/03/2026
Trajneri gjerman: Jam krenar me Kosovën, nuk është e lehtë kjo që bëmë
Lajme

Trajneri gjerman: Jam krenar me Kosovën, nuk është e lehtë kjo që bëmë

27/03/2026
Uzuni i përlotur: Do të kemi ditë pa gjumë, donim shumë të shkonim në Botëror
Kryesore

Uzuni i përlotur: Do të kemi ditë pa gjumë, donim shumë të shkonim në Botëror

27/03/2026
Sylvinho: Në fushë ishin më të mirët. Nuk jemi Brazili që të zgjedhim lojtarët me minuta
Kryesore

Sylvinho: Në fushë ishin më të mirët. Nuk jemi Brazili që të zgjedhim lojtarët me minuta

27/03/2026
Gjimshiti: Kombëtarja nuk e meritonte humbjen. Shpresa te Kosova!
Kryesore

Gjimshiti: Kombëtarja nuk e meritonte humbjen. Shpresa te Kosova!

27/03/2026
Eleminimi nga Polonia, Laçi: E vështirë ta pranojmë, rezultati nuk ishte i drejtë
Sport

Eleminimi nga Polonia, Laçi: E vështirë ta pranojmë, rezultati nuk ishte i drejtë

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)

Shikoni golin e Arbër Hoxhës që heshti stadiumin e Varshavës (VIDEO)

27/03/2026
Marta Kos: Shqiptarët të heqin korrupsionin nga mendja, ndryshimi vjen edhe nga shoqëria

Marta Kos: Shqiptarët të heqin korrupsionin nga mendja, ndryshimi vjen edhe nga shoqëria

27/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al