• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Binjakët Shpendi mahnisin Italinë, por Silvinjo nuk i sheh dy sulmuesit që po shkëlqejnë

02/04/2026
Binjakët Shpendi mahnisin Italinë, por Silvinjo nuk i sheh dy sulmuesit që po shkëlqejnë

Lojtarët shqiptarë që ak tivizohen në kampi onatin italian janë të shumtë dhe thuajse në çdo ligë, ka protagonistë të cilët mund të kthehen shumë shpejt në alternativat më të mundshme për Shqipërinë. Dy emra që po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në futbollin italian binjakët Shpendi.

Kristiani dhe Stiveni, të lindur më 19 maj 2003 në Ankona, po shndërrohen në një nga historitë më interesante të këtij sezoni në Serie B, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet dhe instinktin e tyre para portës, teksa një vëmendje të madhe po marrin edhe në mediat italiane të cilat shpesh herë i kushtojnë artikuj dhe intervista binjakëve shqiptarë. Të rritur me të njëjtin pasion për futbollin dhe me rrënjë shqiptare, të dy kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë, një vendim që konfirmon orientimin e tyre drejt kuqezinjve edhe në të ardhmen. Megjithatë, pavarësisht formës fantastike që po kalojnë, stafi teknik i Kombëtares nuk i ka preferuar për kualifikueset e Botërorit, ashtu siç nuk i mori as në “play off”, megjithëse kishte mungesa të shumta në repartin e sulmit.

STATISTIKAT- Edhe pse ndajnë shumë të përbashkëta, karriera e tyre këtë sezon ka marrë drejtime të ndryshme, duke i vendosur shpesh edhe përballë njëri-tjetrit në distancë. Kristian Shpendi po spikat me fanellën e Çezenës, ku është kthyer në një nga pikat kyçe të repartit ofensiv. Sulmuesi shqiptar ka realizuar 10 gola gjatë sezonit, duke treguar vazhdimësi. Nga ana tjetër, Stiven Shpendi po kalon një sezon edhe më të mirë me Empolin në Serinë B. Me 13 gola të shënuar, ai është ndër sulmuesit më produktivë të kampionatit, duke treguar një instinkt të lindur për golin. Fakti që vetëm një prej realizimeve ka ardhur nga penalltia e bën edhe më të veçantë performancën e tij, duke theksuar aftësinë për të vendosur MERKATO ndeshje nga loja e hapur.

KOMBËTARJA- Historia e binjakëve Shpendi është ajo e dy talenteve që rriten paralelisht, por që ndjekin rrugë të ndryshme për të arritur të njëjtin objektiv, majat e futbollit. Në një moshë ende të re, ata po ndërtojnë profilin e tyre në një kampionat kërkues si Serie B, duke dhënë sinjale të qarta për të ardhmen. Të dy lojtarët, me shumë gjasa mund të bëjnë hapa të mëdhenj në karrierën e tyre nëse vazhdojnë në këtë mënyrë me skuadrat, teksa kanë pranuar shpesh herë në konferenca dhe intervista, që ëndrra e tyre është që të luajnë për Shqipërinë. Duke qenë dy vëllezër dhe për më tepër binjakë, natyrisht që të jenë në skuadrën Kombëtare së bashku, është një ëndërr e madhe dhe shpresojnë që një ditë të bëhet realitet. Sezoni në Serinë B është drejt fundit, por forma e tyre sugjeron se ky është vetëm fillimi. Me ritmin që po tregojnë, binjakët Shpendi janë kandidatë seriozë për të bërë hapin e madh në karrierë dhe për t’u kthyer në emra të rëndësishëm jo vetëm në Itali, por edhe për Kombëtaren shqiptare.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Telashe në Turqi, portieri përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën
Sport

Telashe në Turqi, portieri përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën

02/04/2026
Telashe në Turqi, portieri përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën
Sport

Telashe në Turqi, portieri përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën

02/04/2026
“Të gjithë ish-lojtarët e mëdhenj mund të bëjnë diçka në stolin e Shqipërisë”, Duro i hapur: Jam i gatshëm për drejtimin e kombëtares
Sport

“Të gjithë ish-lojtarët e mëdhenj mund të bëjnë diçka në stolin e Shqipërisë”, Duro i hapur: Jam i gatshëm për drejtimin e kombëtares

02/04/2026
“Ikona” e kombëtares tregon prapaskenat: Kur Duka vinte në hotel, thoshte ku është Duro…
Sport

“Ikona” e kombëtares tregon prapaskenat: Kur Duka vinte në hotel, thoshte ku është Duro…(VIDEO)

02/04/2026
“Ikona” e kombëtares tregon prapaskenat: Kur Duka vinte në hotel, thoshte ku është Duro…
Sport

“Ikona” e kombëtares tregon prapaskenat: Kur Duka vinte në hotel, thoshte ku është Duro…

02/04/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje
Sport

Sprinti final për “Final 4”, fundtabelën dhe… 100 milionët

02/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dalin emrat, 3 jetë të humbura nga aksidenti i parë për vitin 2023 (VIDEO)

E rëndë/ 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë

02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

02/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al