• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kylian Mbappé rrëfen momentin më të vështirë të karrierës: Më quanin majmun, doja të lija kombëtaren

04/04/2026
Kylian Mbappé rrëfen momentin më të vështirë të karrierës: Më quanin majmun, doja të lija kombëtaren

Kylian Mbappé nuk flet shpesh, por kur e bën, deklaratat e tij janë gjithmonë të papritura. Në një bisedë të gjatë në podcastin ‘The Bridge’ të shokut të tij të skuadrës, Aurelien Tchouameni, ylli francez i futbollit ka ndarë momente të hapura dhe emocionale nga karriera e tij.

“Më quanin majmun, doja të lija kombëtaren, ishte zbulimi më shokues i Mbappé, kur humba penalltinë ndaj Zvicrës, nisën të më thërrisnin majmun. Për mua të isha në kombëtare ishte maksimumi. Por njerëzit të hedhin poshtë nëse nuk shënon. Kjo ndryshoi raportin tim me kombëtaren. Gjatë ditëve të para në pushime isha një zombie. Rashë shumë keq. Kur erdha në kombëtare fitova menjëherë Botërorin, isha një hero kombëtar. I thashë vetes: ‘Ah Franca, është fantastike’. Por papritur të përplaset në fytyrë një gjë e tillë që të hap sytë.”

Mbappé pranoi se kishte menduar seriozisht të tërhiqej nga kombëtarja:

“I thashë se nuk doja të vishja më fanelën e Kombëtares, luaj për personat që mendojnë se unë jam majmun nëse nuk shënoj. Nuk mund të luaj për njerëz të tillë.”

Por presidenti i asaj kohe i Federatës Franceze, Noël Le Graët, nuk e lejoi këtë opsion:

“Ai më tha: ‘Dhe ti mendon se do të dalësh nga kjo zyrë dhe unë të të them po? Gabohesh’.”

Sulmuesi francez vendosi të mos tërhiqej, por theksoi se plagët e asaj periudhe nuk u shuan kurrë.

Në lidhje me largimin nga Paris Saint-Germain, Mbappé tregon se vendimi nuk i shkakton keqardhje, edhe pse klubi fitoi tripletën sezonin e kaluar pas largimit të tij:

“Nëse do të isha larguar përpara fundit të sezonit dhe ata do të kishin fituar, do të isha ndjerë keq, tha Mbappé, por unë u largova në fund të sezonit, historisë sime në Paris i erdhi fundi. Përjetova 7 vjet ku arritëm thuajse çdo objektiv të mundshëm. Nuk kishte kuptim të vazhdoja. Në Ligën e Kampioneve arritëm në gjysmëfinale, finale, arritëm në çerekfinale. I bëmë gjithçka. Vitin paraardhës arritëm në gjysmëfinale ndaj Dortmundit dhe humbëm. Por nëse atë ndeshje do ta luanim 500 herë, do të fitonim 499 herë.”

Kur u pyet se cili ishte futbollisti më i fortë me të cilin kishte luajtur, Mbappé nuk ngurroi:

“Messi është i jashtëzakonshëm. Neymar? Leo është ndryshe, bën gjithçka në perfeksion. Po ushtroheshim me gjuajtje te PSG. Unë dhe Neymar ishim më të mirët, në krye të futbollit botëror, shënuam 6-7 herë në 10 goditje dënimi. Të gjithë erdhën të na bënin komplimenta: ‘ëoë, Kylian ishe fantastik, por nuk ke parë Leon…’. Ai bëri 9 gjuajtje dhe shënoi 9 gola identikë, të gjithë goditje dënimi perfekte dhe unë pashë portierin si për t’i thënë: ‘por nuk e kuptove se do të gjuante atje?’ Është i pabesueshëm.”

Related Posts

Marrëdhënia e Mateos dhe Brikenës, motra e banorit tregon si e shohin familjarët: Babi akoma…
Paparazzi

Marrëdhënia e Mateos dhe Brikenës, motra e banorit tregon si e shohin familjarët: Babi akoma…

04/04/2026
Skena erotike në 1992, Sharon Stone: Humba kujdestarinë e djalit tim për shkak të kësaj
Paparazzi

Skena erotike në 1992, Sharon Stone: Humba kujdestarinë e djalit tim për shkak të kësaj

04/04/2026
Blake Lively shpërthen: U detyrova të dal lakuriq në skenën e lindjes, ishte poshtërim
Paparazzi

Blake Lively flet pas rrëzimit të shumicës së akuzave ndaj Justin Baldonit: Pavarësisht sa e dhimbshme është…

04/04/2026
“Ke hyrë si tollumbac…”/ Shpërthen Arbër Hajdari ndaj Rogertit: Ke probleme në të menduar
Paparazzi

Arbër Hajdari surprizohet me letër nga i ati: Merre hallallin e babës!

04/04/2026
Përballja e madhe ligjore! Blake Lively dhe Justin Baldoni mbërrijnë në gjykatë
Paparazzi

Gjykata rrëzon shumicën e akuzave të Blake Lively kundër Justin Baldonit!

03/04/2026
Arbër Hajdari flet për raportet me opinionistet, ja kë vlerëson më shumë
Paparazzi

Arbër Hajdari flet për raportet me opinionistet, ja kë vlerëson më shumë

03/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kylian Mbappé rrëfen momentin më të vështirë të karrierës: Më quanin majmun, doja të lija kombëtaren

Kylian Mbappé rrëfen momentin më të vështirë të karrierës: Më quanin majmun, doja të lija kombëtaren

04/04/2026
VIDEO/ City dhuron spektakël ndaj Liverpool, 4 gola në FA Cup

VIDEO/ City dhuron spektakël ndaj Liverpool, 4 gola në FA Cup

04/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al