Modelja me origjine shqiptare, Kleofina Pnishi dhe futbollisti i njohur francez, Benjamin Pavard, duket se po përjetojnë një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e tyre personale. Pas një dasme madhështore që tërhoqi vëmendjen e mediave shqiptare dhe ndërkombëtare, çifti po përgatitet për një hap të ri në marrëdhënien e tyre.
Sipas burimeve për “Prive by Liberta Spahiu”, modelja shqiptare është në pritje të ëmbël, një lajm që pritet të konfirmohet nga vetë çifti.
Benjamin Pavard, i cili prej kohësh është kthyer në një figurë shumë të dashur për publikun shqiptar dhe shpesh quhet me humor “dhëndër i Kosovës”, ka fituar simpatinë e të gjithëve për mënyrën se si ka përqafuar traditat shqiptare. Ai është parë shpesh duke kërcyer vallet tona dhe duke treguar respekt për kulturën dhe origjinën e partneres së tij.
Lajmi për një shtatzëni të mundshme vjen si një kapitull i ri për çiftin, të cilët kanë treguar gjithmonë një marrëdhënie të fortë dhe një kimi të dukshme në çdo dalje publike.
Nëse konfirmohet, ky do të ishte një tjetër moment i bukur për Kleofinën dhe Pavard, duke e çuar historinë e tyre të dashurisë në një tjetër nivel. Tani na mbetet te shohim konfirmimin e ciftit per lajmin e bukur.









