• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbyllet edicioni i 6-të i Akademisë së Arbitrimit, Duka: FSHF do t’ju mbështesë në karrierë

10/04/2026
Mbyllet edicioni i 6-të i Akademisë së Arbitrimit, Duka: FSHF do t’ju mbështesë në karrierë

Akademia e gjashtë e arbitrimit u përmbyll me sukses me ceremoninë e diplomimit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Në këtë edicion u diplomuan 70 arbitra të rinj, nga të cilët një pjesë e konsiderueshme ishin vajza.

Ky rezultoi edicioni më i suksesshëm i akademisë deri më tani, pasi pati pjesëmarrjen më të lartë të të rinjve dhe të rejave që kanë zgjedhur të ndjekin rrugën e arbitrimit.

Në ceremoninë e diplomimit ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili përgëzoi arbitrat e rinj dhe i inkurajoi të ndjekin me përkushtim rrugën e arbitrimit.

Presidenti Duka vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në akademinë e arbitrimit, duke e cilësuar këtë edicion si ndër më të suksesshmit dhe duke theksuar rëndësinë e arbitrit në futboll. Kreu i futbollit shqiptar inkurajoi të rinjtë të ndjekin këtë profesion, duke premtuar mbështetje nga FSHF dhe duke u uruar suksese në karrierën e tyre.

“Është kënaqësi për mua fakti që shoh një sallë me djem dhe vajza të rinj dhe të reja për një nga komponentët më të rëndësishëm të futbollit që është arbitrimi. Ky është edicioni i gjashtë i akademisë së arbitrimit dhe të paktën për nga numri, se nga kualiteti nuk e di ta them, mund ta thonë lektorët, por nga numri është më i suksesshmi, edhe nga kualiteti i paraqitjes duket që është më i suksesshmi, por shpresoj dhe uroj shumë që të ketë edhe për vazhdimin e këtij profesioni për ju. Unë besoj se fillimi është i mbarë për ju dhe shpresoj shumë që do ta ndiqni këtë pasion të arbitrimit për t’u bërë arbitra profesionistë, apo të niveleve të larta. Futbolli është lojë e bukur, lojë e bukur për ata që e luajnë, lojë e bukur për ata që e shikojnë në stadium apo në TV, por realisht pa ju bëhet i vështirë, por ndonjëherë edhe me ju bëhet i vështirë, kështu që profesioni i arbitrit është që ta bëjë sa më të bukur këtë lojë të bukur. Ta ndihmojë për të qenë vërtetë atraktive dhe e bukur për të gjithë. Unë dua t’ju inkurajoj, t’ju shpreh gatishmërinë e FSHF për t’ju mbështetur në të gjithë karrierën tuaj. Ky është vetëm fillimi, është fundi i akademisë, por fillimi i karrierës. Rruga është e gjatë, por padyshim do të jetë e bukur, është sportive, e lehtë nuk do të jetë. Mbështetjen do ta keni maksimale nga Federata e Futbollit, nga Shoqata e arbitrave, nga arbitrat më me eksperiencë dhe lektorët tuaj. Unë uroj që të bëni karrierë sa më të mirë, kryesisht për vajzat që realisht edhe në numër në këtë akademi kanë qenë më të shumta se në akademitë e tjera. Dua t’ju uroj suksese në karrierën e arbitrimit”, – tha Presidenti Duka.

Aktivitetin e përshëndeti edhe Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, i cili e cilësoi këtë moment si të veçantë për anëtarët e rinj të BASHF.

“Është një ditë e veçantë për ju të gjithëve dhe për ne. Që sot dhe në vazhdim ju jeni anëtarë të BASHF. Kam besim që prej jush do të kemi mjaft arbitra dhe arbitre cilësore”, – tha Tahir Kastrati.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik
Sport

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet
Sport

Situatë e trazuar te Partizani/ Merkato me shumë largime, nga drejtori sportiv te titullarët

25/07/2026
FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari
Sport

FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari

25/07/2026
“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët
Sport

“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët

25/07/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Miqësorja e parë e Tiranës, bardheblutë do të luajnë kundër futbollistit të Kombëtares shqiptare

25/07/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Miqësorja e parë e Tiranës, bardheblutë do të luajnë kundër futbollistit të Kombëtares shqiptare

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al