• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kaloi semaforin me të kuqe në Flandrë, çiklisti Pogaçar nën hetim

11/04/2026
Kaloi semaforin me të kuqe në Flandrë, çiklisti Pogaçar nën hetim

Edicioni i 110-të i Turit të Flandrës nuk përfundoi vetëm me fitoren solo të fenomenit slloven Tadej Pogaçar. Prokuroria e Flandrës Lindore ka hapur një hetim ndaj 54 çiklistëve që kaluan me semafor të kuq në një kalim hekurudhor gjatë garës. Mes tyre ishin pikërisht Pogaçar dhe kampioni olimpik Remko Evenepoel, i cili u rendit i treti në finishin e garës belge.

ÇFARË NDODHI – Kur grupi po kalonte nëpër qytetin Wichelen, rreth 212 kilometra nga finishi, semafori i një kalimi hekurudhor u bë i kuq. Megjithatë, përpara se të mbylleshin barrierat, 54 çiklistë kaluan shinat për të mos humbur kontaktin me grupin e arratisur. Pjesa tjetër e pelotonit u ndal në mënyrë të rregullt. Duke njoftuar hapjen e hetimit, prokuroria e Flandrës Lindore sqaroi se “kalimi me të kuqe në një kalim hekurudhor përbën një shkelje të shkallës së katërt, kategorinë më të rëndë të kodit rrugor, e cila mund të sjellë pasoja shumë serioze”. Të përfshirët rrezikojnë një gjobë deri në 5.000 euro dhe pezullimin e patentës për të paktën tetë ditë. Nga ana tjetër, rregullorja e Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI) parashikon për raste të tilla skualifikim, pezullim deri në një muaj dhe gjoba nga 200 deri në 5.000 franga zvicerane. Teorikisht, Pogaçar mund të humbasë edhe fitoren e Turit të Flandrës në tavolinë në favor të holandezit Mathjë van der Poel, i cili përfundoi i dyti, por një vendim i tillë duket i vështirë që të merret, pasi gjatë garës juria nuk ndërhyri sepse u konsiderua e rrezikshme ndalimi i të gjithë grupit me shpejtësi të lartë.

SANKSIONE TË TJERA – Sikur të mos mjaftonte kjo, çiklisti slloven u gjobit edhe për hedhje mbeturinash jashtë zonës së lejuar. UCI i vendosi kampionit të botës një gjobë prej 500 frangash zvicerane (rreth 540 euro) dhe një zbritje prej 25 pikësh në renditjen UCI. Kjo ka pak ndikim për Pogaçarin, duke qenë se ai ka një avantazh prej 4750 pikësh ndaj Jonas Vingegard, i dyti me 6885 pikë. Edhe Evenepoel u gjobit me 200 franga zvicerane (rreth 215 euro) për të ashtuquajturën “sticky bottle”. Çiklisti belg përfitoi në mënyrë të parregullt nga makina e ekipit gjatë furnizimit, duke mbajtur shishen për më gjatë sesa lejohet. Pasoja pati edhe për drejtorin sportiv të Red BullBora-Hansgrohe, Sven Vanthourenhout, i cili do të paguajë 500 franga zvicerane.

KOMENTI I POGAÇARIT – Në fund të garës, slloveni u shpreh kështu për incidentin: “Papritur, tre persona dolën në mes të rrugës dhe na thanë të ndaleshim. Por si mund të ndalesh brenda një sekonde? Duhej ta kishin bërë më herët, jo dhjetë metra para barrierës. Madje mendova se ishin protestues dhe se po ndodhte diçka e çuditshme”. Objektivi i radhës sezonal është ParisRube, e planifikuar për të dielën më datë 12 prill. Është e vetmja klasike monument që mungon në palmaresin e tij të pasur dhe synimi është të përmirësojë vendin e dytë të vitit të kaluar, kur u penalizua nga një rrëzim 38 kilometra nga fundi. “Garat e pakta ku kam marrë pjesë këtë sezon kanë shkuar në mënyrë perfekte, kështu që motivimi është i lartë, por nuk ndiej asnjë presion. Do të kënaqem pavarësisht gjithçkaje”, përfundoi çiklisti slloven i skuadrës së Emirateve të Bashkuara Arabe.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Frikë te Baseli, dhomat e zhveshjes në flakë, shtyhet ndeshja
Sport

Frikë te Baseli, dhomat e zhveshjes në flakë, shtyhet ndeshja

11/04/2026
Mbyllet java e 30-të në Kategorinë e Parë, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci & AF Luftëtari
Sport

Mbyllet java e 30-të në Kategorinë e Parë, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci & AF Luftëtari

11/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Skuadra vijon përgatitjet, nesër udhëton drejt Uellsit për sfidën e parë të muajit
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Skuadra vijon përgatitjet, nesër udhëton drejt Uellsit për sfidën e parë të muajit

11/04/2026
Goditje për Verstappenin, i largohet “krahu i djathtë” te skuadra Red Bull
Sport

Goditje për Verstappenin, i largohet “krahu i djathtë” te skuadra Red Bull

11/04/2026
Tirana, Shehi: Situata e mirë në ekip, Kupa si mundësi për ne
Sport

Tirana, Shehi para Egnatias: Na duhen pikët, grupi i motivuar!

11/04/2026
Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50
Sport

Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
“Një analizë më ndryshoi jetën”/ Alaudin Hamiti rrëfen përballjen me diabetin

“Një analizë më ndryshoi jetën”/ Alaudin Hamiti rrëfen përballjen me diabetin

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al