• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ferrari në aksion: Luis xhiron në shi, Leclerc në simulator

11/04/2026
Ferrari në aksion: Luis xhiron në shi, Leclerc në simulator

Ferrari është një nga skuadrat e pakta që po zhvillon aktivitet intensiv në pistë gjatë pushimit të detyrueshëm të Formula 1. Skuderia italiane ka përfituar nga fakti që testet e Pirelli në kushte shiu, të cilat do t’i shërbejnë prodhuesit të gomave për zhvillimin e gomave të lagështa për sezonin 2027, po zhvillohen pikërisht në këtë periudhë.

Luis Hamilton përfundoi të premten dy ditë testimesh. Shtatë herë kampioni i botës realizoi 142 xhiro (423 km) të enjten me SF-26 dhe u rikthye sërish në pistë edhe dje. Pirelli konfirmoi se Hamilton regjistroi kohën më të shpejtë prej 1:01.031 në ditën e parë të testimeve në pistën private të Ferrarit në Fiorano.

“Hamilton përfundoi 142 xhiro në pistën private të Ferrarit, duke përshkuar gjithsej 423 kilometra, ndërsa testonte konfigurime të ndryshme të gomave për shi të dendur gjatë mëngjesit dhe deri në orët e para të pasdites. Programi u mbyll me disa seri provash me variante të ndryshme të gomave intermediare për të përfunduar ditën”, njoftoi Pirelli. Shoku i tij i skuadrës, Sharl Lëklerk, nuk mori pjesë në testime në pistë dhe u fokusua në punën me simulatorin.

Pa pjesë të reja, por me prova në motor

Testet e Pirelli zhvillohen me makinat aktuale, pasi ato të vitit 2025 nuk janë të përshtatshme për këto prova, për shkak të ndryshimeve në dimensione, peshë dhe mënyrën e transmetimit të fuqisë. Në parim, nuk lejohet instalimi i pjesëve të reja krahasuar me ato të përdorura në Çmimin e Madh të Japonisë, por është shumë e mundshme që skuadra të ketë testuar konfigurime të ndryshme të motorit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, elemente që mund të përdoren në garat e ardhshme të kampionatit botëror.

Këto testime u shërbejnë gjithashtu pilotëve për të ruajtur ritmin dhe për t’u përgatitur në rast se ndonjë garë zhvillohet në kushte shiu gjatë sezonit. Pjesëmarrja e Ferrarit erdhi pas testimeve të gomave nga Red Bull dhe Racing Bulls, të zhvilluara pas Çmimit të Madh të Japonisë. Ndërkohë, MekLaren do të kryejë testime të ngjashme javën e ardhshme.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki – Balkanweb.com – News24

01/10/2026
Hysaj në listën e klubit të Serie  A, në skenë emri i mbrojtësit kuqezi
Sport

Hysaj në listën e klubit të Serie A, në skenë emri i mbrojtësit kuqezi

01/10/2026
“Më vjen keq, mund të kishim fituar”, Edi Martini: Vllaznia ime është dhe do jetë ekip sulmues
Sport

Zyrtare, Vllaznia ndan rrugët me trajnerin Martini

01/10/2026
“Më vjen keq, mund të kishim fituar”, Edi Martini: Vllaznia ime është dhe do jetë ekip sulmues
Sport

Zyrtare, Vllaznia ndan rrugët me trajnerin Martini – Balkanweb.com – News24

01/10/2026
Euro U-17 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë me Irlandën
Sport

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë me Irlandën

01/10/2026
Mbappe bëhet përsëri temë diskutimi, nuk u ndahet xhirove me Ester edhe pse i dëmtuar
Sport

Mbappe bëhet përsëri temë diskutimi, nuk u ndahet xhirove me Ester edhe pse i dëmtuar

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki – Balkanweb.com – News24

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki – Balkanweb.com – News24

01/10/2026
Hysaj në listën e klubit të Serie  A, në skenë emri i mbrojtësit kuqezi

Hysaj në listën e klubit të Serie A, në skenë emri i mbrojtësit kuqezi

01/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al