• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50

11/04/2026
Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50

Si çdo vit, revista “Sporti co” ka publikuar ren ditjen e 50 sportistëve më të paguar të të gjitha kohërave, duke marrë në konsideratë si fitimet reale ashtu edhe ato të përditësuara sipas inflacionit. Kjo renditje arrin një vlerë totale prej më shumë se 56.2 miliardë dollarësh, duke shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur totali ishte rreth 53 miliardë.

Në “top 50” gjenden vetëm 18 sportistë ende aktivë. Për Italinë, i vetmi përfaqësues është Valentino Rossi, i cili renditet i 30-ti me 740 milionë dollarë. Ndërsa e vetmja grua në listë është tenistja amerikane Serena Williams, në vendin e 41-të me 680 milionë dollarë. Më poshtë ju pasqyrojmë top10 sportistët më të paguar në histori.

1. Michael Jordan (basketboll) – 4.5 miliardë dollarë. Edhe pse është tërhequr që në vitin 2003, ish-basketbollisti ka ndërtuar një perandori ekonomike nga karriera e tij. Pjesa më e madhe e fitimeve vjen nga bashkëpunimi me Nike dhe marka Jordan, e kthyer në një simbol global.

2. Tiger Woods (golf) – 2.88 miliardë dollarë. Ndonëse zyrtarisht mbetet ende aktiv, vitet e fundit është penguar nga problemet fizike dhe çështjet ligjore.

3. Cristiano Ronaldo (futboll) – 2.52 miliardë dollarë. Futbollisti i parë në listë. CR7 është në ndjekje të golit të tij të 1000 në ndeshje zyrtare, ndërsa i mungojnë edhe 33 për të arritur objektivin e jashtëzakonshëm.

4. LeBron James (basketboll) – 2.03 miliardë dollarë. Ylli i Los Angeles Lakers vazhdon të jetë ndër më të paguarit, duke aktivizuar opsionin 52.6 milionë dollarësh për zgjatjen e kontratën e tij deri në vitin 2026.

5. Lionel Messi (futboll) – 1.99 miliardë dollarë. Argjentinasi ka rinovuar kontratën me Inter Miami deri në vitin 2028, që pritet të jetë edhe klubi i tij i fundit. Objektiva i radhës është Kampionati Botëror në SHBA, aty ku do të kërkojë të bëjë bis, pas suksesit të katër viteve më parë në Katar.

6. Arnold Palmer (golf) – 1.85 miliardë dollarë. I njohur si “Mbreti”, ishte një nga figurat që revolucionarizoi golfin në epokën televizive, nisur vitet ’50. Palmer i ka dhënë edhe emrin një pijeje analkolike amerikane, e miksuar me limonadë dhe çaj limoni.

7. Jack Nicklaus (golf) – 1.83 miliardë dollarë. Legjendë e golfit me 18 tituj “Major”, nga vitit 1962 deri në 1986-ën, rekord ende i pathyer. Ndërsa nga viti 1992 deri në 1996-ën ka fituar tetë tituj “seniores”, tjetër rekord që mbetet ende i pathyer.

8. David Beckham (futboll) 1.68 miliardë dollarë. Pas karrierës si lojtar, është bërë president i Inter Miami dhe bashkëpronar i klubit anglez Salford City, skuadër që militon në kategorinë e katërt.

9. Roger Federer (tenis) 1.67 miliardë dollarë. Një nga tenistët më të mëdhenj të historisë, me 20 tituj Grand Slam, i treti për sukseset në kompeticionet më madhore të tenisit, pas Novak Djokovic dhe Rafael Nadal.

10. Floyd Mayweather (boks) 1.57 miliardë dollarë. I pamposhtur në karrierën si profesionit, me 50 fitore dhe asnjë humbje. Ka fituar gjithashtu bronzin olimpik në peshat pupël në “Atlanta 1996”.

30. Valentino Rossi (motoçiklizëm) – 740 milionë dollarë. I vetmi italian në listë, me 9 tituj botërorë dhe 115 fitore.

41. Serena Williams (tenis) – 680 milionë dollarë. E vetmja grua në renditje, me 23 tituj Grand Slam dhe 4 medalje ari olimpike.

TOP10


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik
Sport

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Ekipe në Europë përfitojnë nga largimet e “demave”, tre prej tyre do jenë menjëherë në aktivitet
Sport

Situatë e trazuar te Partizani/ Merkato me shumë largime, nga drejtori sportiv te titullarët

25/07/2026
FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari
Sport

FORMULA 1/ Dopietë në prova, Ferrari e nis me dominim në Hungari

25/07/2026
“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët
Sport

“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët

25/07/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Miqësorja e parë e Tiranës, bardheblutë do të luajnë kundër futbollistit të Kombëtares shqiptare

25/07/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Miqësorja e parë e Tiranës, bardheblutë do të luajnë kundër futbollistit të Kombëtares shqiptare

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al